Raporti: Ekonomia kineze, rritje 6.7 % në vitin 2018

2018-01-02 15:30:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:增长---[zēng zhǎng]---Rritje

Akademia Kombëtare e Strategjisë Ekonomike, pranë Akademisë kineze të Shkencave Shoqërore publikoi ditët e fundit një raport, i cili parashikon që ekonomia kineze në 2018-n do të ketë një rritje prej rreth 6.7%. Raporti sugjeron thellimin e reformës strukturore në fushën e ofertës me parakushtin që kërkesa dhe oferta e brendshme e Kinës të jenë të qëndrueshme, për të siguruar gjallërinë e zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë.

Raporti i Akademisë Kombëtare së Strategjisë Ekonomike vë në dukje se në tremujorin e fundit të vjetshëm, ekonomia kineze ka ruajtur prirjen e qëndrueshme të rritjes dhe prodhimi industrial ka njohur një gjallërim të ri; ka pasur një ngadalësim të rritjes së investimeve në asetet fikse, infrastrukturë, pasuritë e paluajtshme dhe në sektorin privat; ka vijuar ulja e mbikapacitetit në nivelin e mesëm dhe të lartë të zinxhirit industrial. Studiuesi Wang Hongju nga Akademia Kombëtare e Strategjisë Ekonomike thotë:

"Në vitin 2017, rritja e Prodhimit të Brendshme Bruto (PBB) të Kinës arriti në 6.8 %, përqindja e rritjes së Treguesit të Çmimeve të Konsumit (CPI) ishte rreth 1.6. Parashikojmë që në vitin 2018, rritje aktuale e PBB-së do të jetë rreth 6.7%, ndërsa rritja e CPI-së rreth 2 %."

Wang shtoi se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, ekonomia botërore tregoi shenja rimëkëmbjeje më pozitive se parashikimi. Ekonomia në Shtetet e Bashkuara, në Europë dhe Japoni pati rritje të shpejtë, gjithashtu punësimi u përmirësua. Pavarësisht prirjeve pozitive, nuk duhen neglizhuar rreziqet që vijnë nga jashtë.

"Në vitin 2018 një rrezik i jashtëm mund të jetë ulja e taksave në SHBA. Në periudhën afatshkurtër rimëkëmbja e ekonomisë amerikane do të shpejtohet dukshëm, por nga pikëpamja afatgjatë, deficiti buxhetor dhe niveli i borxhit të ShBA-së mund të kenë pasoja negative. Ndikimi afatshkurtër është që kapitalet të kthehen në Amerikë," tha Wang Hongju.

Sipas analistëve, Kina në të ardhmen do të vijojë një politikë proaktive fiskale dhe një politikë të kujdesshme monetare. Me anën e makrorregullimeve, Kina do të parandalojë dhe ulë rreziqet e mëdha, do të luftojë varfërinë e ndotjen dhe do të vazhdojë kalimin nga rritja e shpejtë në rritjen mesatare. Shtimi i cilësisë e i efektivitetit mund të jetë fokusi i zhvillimit ekonomik. Në këtë mënyrë mund të vazhdojë qëndrueshmëria dhe prirja pozitive e ekonomisë kineze. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore