Xi Jinping takohet me titullarët diplomatë

2017-12-29 17:11:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外交---[wài jiāo]---Diplomaci

Sekretari i përgjithshëm i KQ-së të Partisë Komuniste të Kinës, kreu i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, u takua të enjten në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me titullarët diplomatë kinezë, që janë kthyer në atdhe për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të punës diplomatike gjatë vitit 2017.

Në fjalimin e tij, presidenti Xi përmendi sukseset e arritura nga diplomacia e Kinës pas Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së. Ai kërkoi nga diplomatët kinezë të njohin thellësisht frymën e Kongresit të 19-të Kombëtar dhe ideologjinë e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, të njohin drejt prirjet e tanishme dhe gjendjen e përgjithshme botërore dhe të nxitin konceptin e diplomacisë së një vendi të madh me karakteristika kineze.

Pas Kongresit të 18-të, nën drejtimin e PKK-së, diplomacia e Kinës ka mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e vendit, ka zgjeruar aktivisht strukturën e përgjithshme, ka marrë pjesë në administrim global dhe ka nxitur ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", duke krijuar një mjedis të mirë të jashtëm. Xi theksoi që socializimi me karakteristika kineze është futur në një epokë të re dhe në këtë periudhë, punët diplomatike duhet të kuptojnë thellësisht frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së dhe të njohin drejt prirjen e sotme ndërkombëtare.

"Po të shohim botën e tanishme, jemi në kohën e një transformimi të madh që nuk ka ndodhur në shekullin e fundit. Qysh nga fillimi i shekullit të ri, shumë vende në zhvillim dhe ekonomi të reja kanë patur zhvillim të shpejtë, është zhvilluar me ritëm të shpejtë multilateralizmi, gjendja ndërkombëtare është ekuilibruar më tej dhe kjo është një prirje e pandalshme. PKK-ja e nxit popullin kinez të luftojë me vullnet të madh. Kombi kinez ka realizuar kapërcim të madh nga faza e mëkëmbjes, pasurimit deri në fazën e fuqizimit. Të gjitha kombësitë e vendit me besim dhe vullnet të vendosur, po ecin në rrugën e socializmit me karakteristika kineze dhe janë të vendosura për reformën e hapjen. Në këtë periudhë, populli kinez nuk ka ecur në rrugë të vjetër dhe të gabuar, por në rrugë të re. Ndërkohë, socializmi me karakteristika kineze ka pasur arritje të dukshme, duke treguar perspektivë të ndritshme zhvillimi," thotë Xi Jinping në këtë takim.

Presidenti Xi tha se të gjithë diplomatët duhet të kuptojnë thellësisht frymën e Kongresit të 19-të Kombëtar dhe idetë e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, për të çuar përpara diplomacinë e fuqisë së madhe me karakteristika kineze. Diplomatët duhet të jenë besnikë ndaj partisë dhe të shtojnë frymën e kontributit për vendin. Krahas këtyre, duhet të ruajnë gjithnjë pasionin për punën e tyre dhe të ndihmojnë në administrimin e rreptë të PKK-së.

Xi Jinping u shpreh gjithashtu që PKK-ja punon jo vetëm për favorizimin e e popullit, por ka vënë si detyrë të rëndësishme dhënien e kontributit për të gjithë popujt. PKK-ja merr në konsideratë si gjendjen e brendshme ashtu edhe atë ndërkombëtare, punon për nxitjen e partneritetit të tipit të ri ndërkombëtar dhe nxit krijimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

"Duhet të thellojmë plani i përgjithshëm diplomatik, të zgjerojmë rrjetin e partneritetit botëror dhe të zgjerojmë rrethin e miqve të vendit. Duhet të nxitet ndërtimi i nismë 'Një brez, një rrugë', të thellojmë bashkëpunimin me vende të ndryshme duke nxitur zhvillimin e përbashkët. Duhet të marrim pjesë aktivisht në administrim global dhe çështjet shumëpalëshe dhe duhet të ruajmë interesat e popullit kinez dhe ato të përbashkëta të njerëzimit. Duhet të tregojmë mirë historinë e PKK-së, historinë e Kinës, historinë e popullit kinez dhe të nxisim mirëkuptimin dhe miqësisë mes Kinës dhe vendeve të tjera," theksoi Xi Jinping në Pekin. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore