Zëri i Kinës në Mbledhjen e 11-të Ministrore të OBT-së

2017-12-12 16:59:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:多边---[duō biān]---Shumëpalësh

Të hënën në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos-Ajres, u zhvillua dita e dytë e Mbledhjes së 11-të Ministrore të Organizatës Botërore të Tregtisë. Rendi i ditës përfshinte temat lidhur me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ofrimin e lehtësive në fushat e bujqësisë, shërbimeve, investimeve, tregtisë elektronike, peshkimit etj. OBT-ja dhe Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare publikuan gjithashtu së bashku një portal për përditësimin e informacioneve mbi tregtinë e pambukut etj. Në seancën plenare të paradites, ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan, që drejton delegacionin e qeverisë kineze në këtë mbledhje, mbajti një fjalim.

Zhong Shan vuri në dukje se Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e vendosur e globalizimit ekonomik dhe sistemit të tregtisë shumëpalëshe. Kina dëshiron të bëjë përpjekje të përbashkëta me anëtarët e OBT-së, për të nxitur zhvillimin e globalizimit ekonomik.

Zhong Shan theksoi gjithashtu se pala kineze përkrah pjesëmarrjen e vendeve të tjera, veçanërisht vendeve më të pazhvilluara, në sistemin e tregtisë shumëpalëshe:

"Pala kineze ka bërë dhurime për Fondin e Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë, për të ndihmuar në zbatimin e rezultateve të negociatave të marrëveshjes. Kina nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit për 'Projektin e Kinës' të 7-të me sekretarinë e OBT-së, për ti ndihmuar vendet më të pazhvilluara që të marrin pjesë në sistemin e tregtisë shumëpalëshe, në familjen e madhe të OBT-së."

Përveç kësaj, Zhong Shan-i foli edhe mbi Panairin e 1-rë Ndërkombëtar të Import-Eksportit të Kinës, që do të organizohet vitin tjetër në Shangai.

Sekretari i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevêdo vuri në dukje se organizimi i këtij panairi shfaq gatishmërinë dhe potecialin e Kinës për të ofruar ndihmë ndaj vendeve në zhvillim në rritjen e tregtisë dhe në ndjekjen e konceptit 'përfitime të përbashkëta'. Disa ministra vlerësuan lart ndihmesën e Kinës me praktikat e saj. Ata janë të mendimit se kjo shfaq statusin dhe përgjegjësinë e Kinës si një vend i madh, duke theksuar se ky panair do të shërbejë si një platformë e re e bashkëpunimit ndërkombëtar, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar me Kinën.

Ministeriali i 11-të i Organizatës Botërore Tregtare u hap të dielën në Argjentinë. Takimi do të zgjasë katër ditë dhe do të fokusohet tek sistemi i tregtisë shumëpalëshe, bujqësia, lehtësimi i investimeve dhe biznesi elektronik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore