Niveli i lartë teknologjik nxit zhvillimin e Shangait

2017-12-08 15:53:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:科技---[kē jì]---Teknologji

Si pionier i reformës dhe i hapjes së Kinës ndaj botës së jashtme, Shangai ndoqi rrugën e zhvillimit të prodhimit të përparuar. Duke hfrytëzuar teknologjinë e lartë dhe Reformën dhe Hapjen, Shangai u bë një platformë eksperimentimi e reformave ekonomike të Kinës.

Sipas propozimeve të zbatimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale të brezit të ri publikuar kohët e fundit nga Shangai, deri në vitin 2020, vëllimi tregtar i këtij sektori do të arrijë në mbi 100 miliardë RMB, duke u bërë pika e re e rritjes. Shangai do të nxitë edhe në përmasa të mëdha përdorimin e gjithanshëm të inteligjencës artificiale në sektorin e prodhimit, investimeve, logjistikës, bujqësisë moderne dhe fusha të tjera, duke vënë në zbatim nxitjen e ekonomisë reale, uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit.

Korporata "Wei Lai" e robotëve në Shangai është e para në botë që merret me robotë edukativ. Shefi ekzekutiv i kësaj korporate Fei Xufeng tha se ka besim tek e ardhmja e korporatës, duke shtuar se organet përkatëse të qeverisë së Shangait kanë investuar 200 milionë juanë për zhvillimin e sektorit të inteligjencës artificiale, duke tërhequr shumë talente në këtë sektor.

Në raportin e punës të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së u nënvizua ekonomia e Kinës është zhvendosur nga një fazë e rritjes së shpejtë në një periudhë të zhvillimit të cilësisë së lartë. Nën drejtimin e strategjisë së zhvillimit me novacionin në krye, aktualisht janë ngritur disa sektorë të teknologjisë në Shangai. Vëllimi i prodhimit të sektorit të inteligjencës artificiale në Shangai arriti në afro 16 miliardë juanë, një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara, në tremujorë të parë të këtij viti, GDP-ja e Shangait arriti në afro 2.2 trilionë juanë.Pas viteve të ristrukturimit ekonomik, përqindja e industrisë terciare në Shangai ka arritur mbi 70%. Në të ardhmen Shangai do të përmirësojë më tej cilësinë dhe efikasitetin përmes novacionit teknologjik dhe ngritjes së nivelit të sektorit të shërbimit të përgjithshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore