Nisma e Pekinit: Krijimi i marrëdhënieve të reja mes PKK-së dhe partive të botës

2017-12-04 17:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:倡议---[chàng yì]---Nismë

Më 3 dhjetor mbylli punimet në Pekin Dialogu i nivelit të lartë midis Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe partive botërore. Gjatë takimit u miratua "Nisma e Pekinit", e cila thekson se midis partive të ndryshme duhet të shtohet besimi reciprok dhe të forcohet koordinimi, të thellohet bashkëpunimi dhe të krijohen marrëdhëniet partiake të tipit të ri mbi bazën e studimit të krijimit të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, të mënjanohen dallimet dhe të arrihet konsensus, të respektohen palët dhe të mësojnë nga përvojat e njëra-tjetrës, për ndërtimin e një të ardhmeje fatesh të përbashkët të njerëzimit.

Mbledhja mes PKK-së dhe partive të botës është aktiviteti i parë i përmasave të mëdha ndërkombëtare shumëpalëshe, organizuar nga Kina. Në të morën pjesë mbi 600 përfaqësues nga mbi 300 parti të 120 vendeve të ndryshme. Ky dialog është i pari midis PKK-së dhe partive të mbarë botës. Sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi në fjalimin e tij se partitë politike duhet të ndjekin trendin e zhvillimeve të kohës, të kapin prirjen e madhe të përparimit njerëzor si dhe u zotua se PKK-ja do të vazhdojë të japë kontributin e saj për paqen e qëndrueshmërinë në botë dhe zhvillimin e përbashkët.

Ish-kryeministri i Italisë Romano Prodi tha për mediet se ky takim ishte i një rëndësie të lartë dhe zgjidhja e vetme e mënjanimit të dallimeve. Për qeverisjen globale dhe të drejtimit, Kina respekton plotësisht vendet e tjera dhe nuk detyron asnjë vend që të ndjekë modelin e zhvillimit të Kinës.

Drejtorja e Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Francës Lydia Samarbakhsh është e mendimit se Nisma e Pekinit është zgjidhja më e mirë për zhvillimin e njerëzimit në të ardhmen.

Koncepti për ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit u paraqit në vitin 2013 nga presidenti Xi Jinping. Në 4 vjet kjo nismë u mbeshtet dhe u pranua nga gjithnjë e më shumë vende të botës dhe po zbatohet nga teoria në praktikë. Ndërsa, nisma "Një brez, një rrugë" është nisur pikërisht nga koncepti i ndërtimit të një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit dhe nxit ndërtimin e një platforme të madhe të bashkëpunimit shumëpalësh për realizimin e zhvillimit të përbashkët. Gjatë dialogut të parë, shumë përgjegjës partish të vendeve të ndryshme u fokusuan kryesisht tek nisma "Nje brez, një rrugë", dhe shpresën dëshirën se me rastin e shkëmbimeve ndërpartiake të nxitin ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe të realizojnë përfitime të ndërsjella.

Forcimi i rolit të qeverisë ka qenë gjithashtu një nga temat e rëndësishme të takimit të kësaj here. Në disa mbledhje tematike, përvoja e Patisë Komuniste të Kinës në administrimin e partisë dhe qeverisjen e vendit kanë qenë në fokus të vendeve të ndryshme, e në veçanti lufta kundër korrupsionit dhe forcimin e disiplinave të partisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore