Zyrtari rus: O.B. e Shangait, zhvillim të shpejtë dhe të ardhme premtuese

2017-11-30 19:46:37 CRI Komenti juaj Printoni

 


Fjala kyçe:前景---[qián jǐng]---E ardhme

Takimi i 16-të i Këshillit të Liderëve të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait do të mbahet në Sochi të Rusisë Jugore.

Takimi i kryeministrave pritet të nxisë më tej sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe të çojë bashkëpunimin rajonal ekonomik në një nivel të ri bazuar në konsensusin e takimit të Astanës.

Përfaqësuesi i presidentit rus për çështjen e O.B. të Shangait dhe njëkohësisht Drejtor i Bashkëpunimit të Azi-Paqësorit pranë Ministrisë së Jashtme të Rusisë Bakhtier Khakimov tha se anëtarësimi i Indisë dhe Pakistanit e bën O.B. të Shangait një organizatë e rëndësishme rajonale që mbulon 40% të popullsisë së botës. Prodhim i Brendshëm Bruto i vendeve anëtare të saj zë 1/5 e botës. Kështu edhe fuqia edhe ndikimi e organizatës është rritur dukshëm. Sipas z.Khakimov, zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe konsolidimi i shkëmbimeve kulturoro-njerëzore do të jenë në fokus të diskutimeve mes liderëve të vendeve anëtare.

Funksionari rus vuri në dukje gjithashtu se qysh nga krijimi i O.B. të Shangait, bashkëpunimi në fushën e politikës dhe të sigurisë ka qenë i vazhdueshëm; mekanizmi në çdo nivel ka funksionur në mënyrë të qëndrueshëm; marrëveshjet dhe traktatet janë bërë baza ligjore e bashkëpunimit. Mirëpo, bashkëpunimi në fushën ekonomike ka qenë relativisht i dobët në krahasim me bashkëpunim politik. Khakimov është i mendimit që vendet anëtare të Organizatës duhet të shfrytëzojnë nismën "Një brez, një rrugë", të gjejnë një pikë takimi për zhvillimin strategjik në dimensione të ndryshme. Sipas tij, kjo është detyra kryesore të O.B. të Shangait.

Zyrtar i Rusisë tha se, "fryma e Shangait", që është "besim reciprok, përftim i përbashkët, barazi, konsultim, respekt për larminë kulturore, zhvillimi i përbashkët", është gurthemeli i zhvillimit të Organizatës. Në fakt, ende ka dallime të mëdha mes anëtarëve mbi çështjet si zhvillimi dhe bashkëpunimi shumëpalësh ekonomik. Për këtë , Kina, Rusia dhe palët përkatëse po përpiqet të gjejnë mënyrë që të lidhen nisma e Kinës "Një brez, një rrugë", Bashkimi Ekonomik Euroaziatik i Rusisë, "Rruga e ndritshme" e Kazakistanit, si dhe nismat e tjera rajonale. Në këtë mënyrë, sipas Khakimov-it, vendet anëtare të Organizatës duhet të punojnë më shumë për shtimin e konsensusit dhe të zgjerojnë sferën e interesave të përbashkëta.

Krahas këtyre, anëtarët e Organizatës po zgjerojnë vazhdimisht bashkëpunimin për lehtësimin e tregtisë, bashkëpunimin mes ndërmarrjeve të vogla e të mesme, forcim të ndërlidhshmërisë etj. Gjithashtu është arritur progres në fushën e tregtisë elektronike dhe të shërbimeve, gjë që kanë sjellë më shumë energji dhe dinamizëm për bashkëpunim ekonomik rajonal.

Khakimov shtoi se duke luajtur rolin kryesor në konsultimet ndër-qeveritare, Këshilli i Biznesit të O.B.Shangait ka bërë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit mes ndërmarrjeve të vogla dhe mesme, si dhe të bashkëpunimit mes pushtetit vendor. Këshilli ka krijuar gjithashtu një platformë ku i lejon kompanitë e vogla dhe të mesme të promovohen në treg, duke u dhënë mundësi të zgjerojnë eksportet e tyre. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore