Kina shpejton përmirësimin e furnizimit me energji të fshatrave

2017-11-24 19:17:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:电网---[diàn wǎng]---Rrjet elektrik

Gjatë dy viteve të fundit, Kina po shpejton përmirësimin e sistemit të furnizimit me energji elektrike të fshatrave. Ky përmirësim jo vetëm do të plotësojë kërkesat për përdorimin e energjisë në fshat, por do t'i japë forcë zhvillimit të ekonomisë së fshatrave dhe tërheqë më shumë investime efikase, duke ndezur kështu një motor të ri për rritjen ekonomike kombëtare.

Në provincat jugperëndimore të Kinës, tani më shumë fshatarë po përfitojnë nga përmirësimi i sistemit të furnizimit me energji elektrike. Në fshatin Huamao të kontesë Zunyi të provincës Guizhou, cilësia e furnizimit me energji po përmirësohet, duke shpejtuar hapat e luftës kundër varfërisë.

Deri tani, të dy kompanitë më të mëdha të shpërndarjes së energjisë së Kinës kanë realizuar përmirësimin e mbulimit nga sistemi të 66 mijë qytezave, duke ndikuar direkt jetën e 156 milionë banorëve.

Në dy vitet e kaluara, përmirësimi i sistemit të furnizimit me energji elektrike ka përmirësuar nivelin e elektrifikimit në fshatrat e largët dhe ka nxitur zhvillimin e ekonomisë së këtyre rajoneve. Zëdhënësja e State Grid thotë se përmirësimi dhe reforma në sistemin e furnizimit me energji elektrike tregon avantazhin e socializmit kinez.

"Sidomos në rajonin e Tibetit (Xizang) janë investuar 12.4 miliardë juanë në dy vitet e kaluara, duke tejkaluar vëllimin total të investimeve të Planit të 12-të Pesëvjeçar. Sistemi i furnizimit me energji është përhapur në 62 qyteza dhe fshatra, duke mbuluar më shumë se 84% të territorit. Kushtet e jetës në rajonin e Tibetit (Xizang) janë përmirësuar ndjeshëm."

Duhet përmendur se reforma e sistemit të furnizimit me energji në fshatra ka nxitur kërkesën, investimet dhe konsumin.

Zv./shefi i planifikimit të "China Southern Power Grid" Liu Wei:

"Që nga viti 2016, në rajonet ku po zbatohet reforma e sistemit të furnizimit me energji elektrike nga "China Southern Power Grid', vëllimi i konsumit të pajisjeve bujqësore dhe atyre shtëpiake ka arritur një vlerë prej 4.63 miliardë juanë. Investimet tona në reformën e sistemit të shpërndarjes së energjisë në fshatra kapin një vlerë prej 652 miliardë juanësh, gjë që ka nxitur investimet në industritë përkatëse me një vlerë prej 3.8 trilionë juan."

Sipas të dhënave nga State Grid, reforma e re të sistemit të furnizimit me energji elektrike në fshatra ka sjellë mbi 142.36 miliardë juan investime, si dhe ka nxitur investimet dhe prodhimin industrial me një vlerë prej 1 trilionë juan.

Reforma e përmirësimit të sistemit të furnizimit me energji ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së fshatarëve, i ka dhënë forcë zhvillimit ekonomik dhe ka ofruar një motor të ri për rritjen ekonomike kombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli