Diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues biznesi ndjejnë ritmin e zhvillimit të Kinës në epokën e re

2017-11-23 19:47:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 访问---[fǎng wèn]---Vizitë

Një delegacion i përbashkët përfaqësuesish diplomatikë, të Dhomave të Tregtisë dhe të mediave të huaja që veprojnë në Hong Kong, përfundoi një vizitë treditore në provincën Guangdong. Kjo vizitë u organizua nga Zyra e Hong Kongut e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës. Delegacioni u njoh me zhvillimin në epokën e re në anën politike, ekonomike, financiare, shkencore dhe njerëzore.

Në vizitën treditore, përfaqësuesit e huaj vizituan Shenzhen-in, Guangzhou-n dhe Zhuhai-n. Në stacionin e fundit në Zhuhai, delegacioni viziton ekspozitën e planifikimit të Zonën së Tregtisë së Lirë Hengqin dhe urën e Zhuhai-Hong Kong-Makao, që pritet të hapet së shpejti për publikun.

Gjatë vizitës në urën Zhuhai-Hongkong-Makao, përfaqësuesit e mediave dhe të Dhomave të Tregtisë u interesohen posaçërisht për teknologjinë e përparuar, ndërsa shprehën besim për zhvillimin pozitiv pas hapjes për trafikun.

Përfaqësuesi i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Kinës për rajonin e Hong Kongut, Xie Feng u tha mediave se zhvillimi i integruar i Kinës do të sjellë shanse të reja.

"Miqtë e mi u entuziazmuan pas kësaj vizite. Të gjithë ata ndjejnë se duhet t'i bashkohen raundit të ri të reformës dhe hapjes për ndërtimin e Kinës sa më shpejt që të jetë e mundur, për të gjetur mundësi të reja për zhvillimin e tyre përmes integrimit të thellë me zhvillimin e Kinës ".

Provinca Guangdong është një partner i rëndësishëm bashkëpunimi i Afrikës së Jugut. Konsulli i përgjithshëm i Afrikës së Jugut në Hong Kong, Harris Madoda Ntshinga, e viziton Guangdong-un për herë të dytë. Ai shprehet i kënaqur me rritjen e vazhdueshme të vëllimit të tregtisë midis Kinës dhe Afrikës së Jugut dhe pret shanse të reja bashkëpunimi me Guangdong-un dhe mbarë Kinën.

Zhvillimi i ekonomisë së Kinës ka sjellë gjithashtu shanse për vendet fqinje, si për shembull për Korenë e Jugut. Pas vizitës, Konsulli i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në Hong Kong, Yuh Pok-keun, shpreh pas vizitës se zhvillimi i Kinës ka sjellë shanse për të gjithë botën.

"Kontributi i ekonomisë së Kinës për zhvillimin e botës i tejkalon 20%. Zhvillimi i ekonomisë së Kinës ka sjellë shumë shanse për ekonominë e Koresë së Jugut dhe për mbarë ekonominë botërore."

Kryetari i Dhomës Arabe të Tregtisë së Hong Kongut, Lord Edwin E Hitti, shprehu admirimin për zhvillimin e provincës Guangdong në vitet e fundit.

"Kjo vizitë është konstruktive dhe ndërkohë kemi marrë shumë informacione. Kina ka sjellë shanse të reja për dhomat e tregtisë të vendeve të huaja në Hong Kong. Ne shpresojmë të marrim pjesë në këtë proces madhështor. Zhvillimet e arritura nga qeveria kineze kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës."

Mrekulli
Lajmet Kryesore