Organizata Ndërkombëtare e Punës jep parashikime pesimiste për punësimin e të rinjve

2017-11-21 17:29:33 CRI Komenti juaj Printoni


Fjala kyçe:就业---[jiù yè]---Punësim

Organizata Botërore e Punës thotë se papunësia e gjatë e të rinjve dhe mungesa e vendeve të punës ka penguar punësimin e të rinjve. Në raportin "Prirja ndërkombëtare e punësimit të të rinjve - 2017," të publikuar të hënën, organizata thotë se gjendja e punësimit të të rinjve nuk paraqitet e mirë, pavarësisht përmirësimeve të shënuara në krahasim me të dhënat e punësimit të vitit 2009 gjatë krizës financiare.

Raporti "Prirja ndërkombëtare e punësimit të të rinjve - 2017" përfshin gjashtë pjesë që janë hartuar në bazë të statistikave dhe big data të analizuara hollësisht mbi gjendjen e punësimit të të rinjve. Raporti gjithashtu propozon politika për përmirësimin e punësimit të të rinjve në të ardhmen.

Shefja e sektorit të politikave të punësimit e organizatës, Azita Berar-Awad, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se gjatë vitit 2017, se 35 për qind e të rinjve të aftë për punë në nivel global janë të papunë. Ajo shtoi se parashikimi nuk është optimist as për vitin 2018.

Raporti paraqet disa konkluzione për punësimin e të rinjve. Së pari, pabarazia gjinore. Femrat e reja janë grupi më i ndikuar në tregun e punësimit, arsimit dhe trajnimit profesional. Sipas raportit ato nuk trajtohen njëlloj si meshkujt. Së dyti niveli i ulët i rrogave. Pavarësisht se të rinjtë janë të punësuar, rrogat e tyre nuk e tyre jenë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Azita Berar-Awad është e shqetësuar nëse kjo gjendje mund të ndryshojë.

"Po të shikojmë cilësinë e punësimit të të rinjve, mund të zbulojmë se në vitin 2017 në afro 160 milionë rinj, ose 39% e tyre kanë një punë të papaguar mirë. Ata kanë një punë, po përpiqen për të punuar, por sërish jetojnë në varfëri të moderuar ose ekstreme."

Raporti tregon se arsimi ka lidhje direkte me punësimin. Sa më e gjatë të jetë koha e shkollimit, aq më e shkurtër është koha e kërkimit të punës. Përveç kësaj, shoqëria moderne kërkon aftësi të ndryshme, kërkon më pak fuqi punëtore me aftësi mesatare kualifikimi.

Zyrtarja e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Azita Berar-Awad, thekson se ky raport u bën thirrje posaçërisht hartuesve të politikave, që të mendojnë për ndryshimet e mëdha që kanë sjellë teknologjitë e reja për metodat e punës, kështu që të rinjtë mund të ecin gjithnjë në raport të drejtë me kohën.

"Investimet e tanishme janë të pamjaftueshme për të përballuar sfidat që paraqiten, prandaj nevojitem më shumë në shumë fusha, duke përfshirë politikat makroekonomike, politikat e industriale, gjallërimin e tregut të punës, arsimin profesional etj., për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të punësimit të të rinjve," tha Awad. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore