Regjisori Lu Chuan i filmit "Born in China" na befason me tregimin e historisë së Kinës

2017-11-20 15:45:35 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:电影---[diàn yǐng]---Film

Festivali i 3-të të Filmit Kinë-Bashkimi Europian u hap së fundi në Bruksel. Ai ishte një rast për prezantimin e filmit "Born in China" i regjisorit të njohur kinez Lu Chuan dhe takimit të tij me shikuesit europianë.

Duke folur për CRI-në, regjisori tha se xhirimi dhe prodhimi i filmit "Born in China" është një bashkëpunimi perfekt ndërkombëtar. Ai thotë se grupi ndërkombëtar ka ofruar siguri teknologjike.

Filmi për natyrën është prodhim i Disney-it. Ai është xhiruar në formën e një dokumentari në natyrë dhe më pas materialet janë redaktuar në studio, ku janë përfshirë elementet kryesorë të filmit komercial.

Filmi "Born in China" bazohet mbi tre familje kafshësh të egra të Kinës, siç janë pandat e provincës Sichuan, leopardi i dëborës i Rrafshnaltës Qinghai-Tibet dhe majmuni i artë i Sichuan-it.

Për të prodhuar këtë film janë bashkuar tre grupe kineastësh nga ShBA-ja, Britania dhe Kina.

Për sa i përket procesit të xhirimit të këtij filmi, regjisori Lu Chuan thotë se nuk priti të kontaktohej nga Disney për të prodhuar këtë film mbi natyrën, por ai e kontaktoi vetëm kompaninë së cilës i dorëzonte mendimet e tij dhe disa materiale filmike.

"Dua të përshkruaj disa kafshë të Kinës gjatë migrimit të tyre në kate stinë, për të treguar besimin e kinezëve për pafundësinë e emigrimit gjatë jetës."

Për të siguruar cilësinë e filmit, Lu Chuan zgjodhi me rreptësi materialet nga 350 orë xhirime. Për shembull për tregimin e leopardit janë përdorur materiale filmike nga nëntë leopardë. Regjistori Lu Chuan shton se stafi i BBC-së i ka ofruar shumë ndihmë dhe ai mendon se bashkëpunimi i tyre ka qenë perfekt.

"Ekipi më ka dhënë shumë mbështetje teknologjike dhe unë si regjisor, skenarist dhe kineast, kam paraqitur një tregtim kinez, ndaj mendoj se duhet të ruajmë shpirtin tonë." 

Filmi "Born in China" u prezantua fillimisht në Amerikën e Veriut në prill të këtij viti, duke gjeneruar fituar 14 milionë dollarë të ardhura.

Regjisori Lu Chuan ka marrë disa çmime ndërkombëtare me filmat e tij. Për më shumë se 10 vjet, ai është përpjekur për të gjetur njerëzit e fshehur dhe kjo dukuri është pasqyruar edhe në këtë film.

"Në film ka disa kafshë, ata simbolizojnë pak a shumë jetën e kinezëve në kohët moderne, leopardi simbolizon punonjësit që migrojnë nga fshatrat, pandat simbolizojnë brezin e dytë të pasur, dhe majmuni i artë tregon problemet që ka sjellë lehtësimi i politikës së planifikimit familjar. Këto janë tregimet e kinezëve të sotëm," tregon regjisori. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore