Li Keqiang merr pjesë në takimin e udhëheqësve 'Kinë – ASEAN'

2017-11-14 18:28:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:愿景---[yuàn jǐng]---Vizion

Të hënën pasdite, u zhvillua në Manila të Filipineve takimi i 20-të i udhëheqësve të Kinës e të ASEAN-it (10+1), me pjesëmarrjen e kryeministrit kinez Li Keqiang dhe udhëheqësve të 10 vendeve të ASEAN-it (vendet e Azisë Juglindore).

Kina propozoi hartimin e "Vizionit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN për vitin 2030" për të krijuar së bashku me ASEAN-in një komunitet fatesh, idesh, zhvillimi e përgjegjësie të përbashkët.

Propozimin e bëri kryeministri kinez, pasi takimi i vitit të ardhshëm do të shënojë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Kinës e ASEAN-it.

Vitet e fundit, Kina e ASEAN-i kanë thelluar besimin e ndërsjellë politik, si dhe kanë pasur rezultate të frytshme duke krijuar strukturën e bashkëpunimit të gjithanshëm.

Kryeministri kinez Li Keqiang:

"Kina e konsideron vazhdimisht zhvillimin e marrëdhënieve me ASEAN-in si prioritet të politikës së jashtme të fqinjësisë së mirë, dhe dëshiron që së bashku me ASEAN-in të krijojë një komunitet fatesh të përbashkët."

Duke folur për propozimin e Kinës për hartimin e "Vizionit të marrëdhënieve të partneritetit Kinë-ASEAN për vitin 2030", Li Keqiang-u tha se ky vizion ka për qëllim krijimin e një kornize të re bashkëpunimi midis dy palëve, bazuar në sigurinë politike, ekonomike e tregtare, shkëmbimet njerëzore dhe bashkimin e nismës "Një brez, një rrugë" me planin e zhvillimit të ASEAN-it.

Li tha se shpreson se vendet e ASEAN-it do të miratojnë sa më parë protokollin e shkallëzuar të tregtisë së lirë të rajonit Kinë-ASEAN duke nxitur aktivisht bisedimet për marrëveshjen e marrëdhënieve të gjithanshme të partnerëve ekonomikë rajonalë.

Udhëheqësit pjesëmarrës në takim u shprehën se marrëdhëniet midis ASEAN-it e Kinës kanë ruajtur prirjen e fuqishme e qëndrueshme të zhvillimit dhe se takimi i këtij viti do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ata përshëndetjen propozimin e Kinës për hartimin e "Vizionit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN për vitin 2030" dhe njëherësh shprehën vullnetin për bashkimin e nismës "Një brez, një rrugë" me "Planin e përgjithshëm të ndërlidhjes së ASEAN-it për vitin 2025".

Një deklaratë pas takimit, nënvizoi gjithashtu se ASEAN-i vlerëson aktivisht bisedimet dypalëshe për "Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore" dhe shpreh shpresën se dy palët do të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe thellojnë bashkëpunimin për sigurimin e paqes rajonale. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore