Bashkëpunimi Kinë-ASEAN shfaq rezultate të dukshme

2017-11-13 18:58:51 CRI Komenti juaj Printoni


Fjala kyçe:东盟---[dōng méng]---ASEAN

Sivjet shënohet 50-vjetori i themelimit të ASEAN-it dhe 20-vjetori i nisjes së mekanizmit të bashkëpunimit "10+3". Ndërkohë vitin e ardhshëm është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Kinës e ASEAN-it. Disa specialistë të marrëdhënieve ndërkombëtare vërejnë se bashkëpunimi Kinë-ASEAN ka pasur rezultate të dukshme dhe ndodhet tani para shansit më të madh të zhvillimit.

Profesori i Universitetit Kombëtar të Singaporit Wang Jiangyu shprehet se krahas bashkëpunimit të frytshëm, Kina e ASEAN-i kanë krijuar edhe besimin reciprok politik:

"Bisedimet midis Kinës e ASEAN-it për marrëveshjen e tregtisë së lirë po zhvillohen me shpejtësi dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i rajonit të tregtisë së lirë. Mund të themi se rezultatet e bashkëpunimit dypalësh ekonomik janë të dukshme. Tani Kina është partnerja e parë e madhe tregtare e ASEAN-it dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe po zhvillohen me shpejtësi. Në anën politike në përgjithësi, Kina e ASEAN-i e përkrahin njëri-tjetrin dhe midis tyre nuk ekzistojnë kontradikta themelore."

Pas rezultateve të vazhdueshme, ASEAN-i pret që të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Kinën. Marrëdhëniet dypalëshe ndodhen tani para një shansi të ri. Zv./presidenti i Institutit 'Long Road' të Singaporit, Li Qihong thotë se vendet e ndryshme të ASEAN-it kanë kërkesa të ndryshme për zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Kinën dhe kjo ka sjellë padyshim shumë shanse:

"Singapori dhe Malajzia janë vendet me zhvillimin më të shpejtë, prandaj bashkëpunimi i tyre me Kinën nuk ndodhet në etapën e njëjtë me atë të Vietnamit e të Kamboxhias. Vietnami, Kamboxhia, Laosi etj., kërkojnë më shumë bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, kurse Singapori e Malajzia kërkojnë bashkëpunim me Kinën në fushën e pasurive të paluajtshme, të ndërtimit të porteve etj."

Nga ana e tij, këshilltari i parë i Qendrës Studimore të Paqësorit të Malajzisë Hu Yishan pret që bisedimet e shkallëzuara të rajonit të tregtisë së lirë Kinë- ASEAN të kenë rezultate aktive:

"Shpresojmë të thellohet bashkëpunimi dypalësh në bazë të marrëveshjes të tregtisë së lirë Kinë-ASEAN. Krahas lehtësimit të tarifave doganore, duhet të përfshihen në këtë marrëveshje edhe shkëmbimet njerëzore, sektori i shërbimit etj." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore