Kina, investitorja kryesore e ShBA-së

2017-11-10 16:55:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 投资---[tóu zī] ---Investim

Sipas një raport mbi ndërkombëtarizimin e kompanive kineze, në vitin 2016 shuma e përgjithshme e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive kineze në vende të tjera arriti në183 miliardë dollarë amerikanë, ose u shtua 44% në krahasim me vitin 2015.

Kina u bë vendi i dytë në botë për për investime jashtë vendit. Këto u realizuan në kushtet e një situate të dobët të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore dhe me rënien e vazhdueshme të investimeve të drejtpërdrejta në vende të tjera. Në raport parashikohet se në vitin 2017, shuma e investimeve jashtë vendit nga kompanitë private kineze pritet të kalojë atë të kompanive shtetërore. Kështu kompanitë private do të bëhen forcë kryesore të "investimit jashtë vendit".

Të mërkurën në Pekin u publikua Raporti i Globalizimit të Kompanive Kineze (2017), i studiuar dhe i hartuar nga Grupi Studimor për Kinën dhe Globalizimin. Sipas këtij raporti, në vitin 2016, ivestimet e drejtpërdrejta të kompanive kineze në vende të tjera arritën në 183 miliardë dollarë amerikanë, duke u radhitur në vendin e dytë për investimet jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Grupi Studimor për Kinën dhe Globalizimin, në vitin 2016 kompanitë kineze kanë bërë 156 investime në ShBA që kapin shifrën e mbi 85 miliardë dollarëve amerikanë, ose një shtim 76% në krahasim me vitin 2015. Kështu Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e ShBA-së.

Sipas këtij raporti, investimet e përgjithshme kineze në vendet e tjera janë bërë kryesisht në Europë, Amerikën Veriore dhe Azi-Paqësor, përkatësisht 35%, 39% dhe 25%. Ndër to, 221 projekte investimi u bënë në Europë, me një shumë të përgjithshme prej 111.4 miliardë dollarë amerikanë.

Në raport vihet në dukje se blerja e kompanive të huaja është bërë mënyra kryesore e investimeve kineze jashtë vendit. Gjatë periudhës 2012-2016, u shtua vazhdimisht numri i rasteve të blerjes ndërshtetërore. Deri në vitin 2016, sasia e përgjithshme e tyre ka arritur në 772.

Nga Raporti i Globalizimit të Kompanive Kineze (2017) del gjithashtu se manifaktura kineze ka ruajtur prirjen e rritjes së vrullshme dhe investimet përkatëse zunë mbi 1/3 të investimeve të përgjithshme kineze jashtë vendit.

Në këtë raport thuhet se në vitin 2017, falë forcimit të kontrollit dhe të mbikëqyrjes nga qeveria të investimeve jashtë vendit të kompanive shtetërore, kompanitë private pritet të tejkalojnë ato shtetërore në vëllimin e investimeve dhe të bëhen forcë kryesore të "investimit jashtë vendit". Por në këtë drejtim, ndërmarrjet private do të përballen me shumë vështirësi, siç janë procedura e shqyrtimit, kufizimi i përdorimit të valutës jashtë vendit, marrja e kredive jashtë vendit, pengesa ligjore në investime jashtë vendit etj. Vështirësitë e tyre janë më të mëdha se ato të kompanive shtetërore.

Raporti i Globalizimit të Kompanive Kineze është publikuar për 4 vjet me radhë. Si i vetmi "Libër Blu" i Kinës për ndërkombëtarizimin e kompanive, ai ka rëndësi pozitive për drejtimin nga ana teorike dhe praktike e kompanive kineze në përcaktimin e strategjisë mbi investimet jashtë vendit dhe për kuptimin e shanseve e sfidave gjatë procesit të globalizimit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore