Kinë, tregtia e jashtme e shërbimeve të reja vijon prirjen e rritjes

2017-11-09 18:50:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 增长---[zēng zhǎng]---rritje

Nga janari deri në shtator të këtij viti, vëllimi i tregtisë së jashtme për shërbimet pati një rritje prej 8.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga të cilat shërbimet e reja vijojnë prirjen e rritjes së lartë.

Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi të martën të dhënat e import-eksportit të shërbimeve në 3 tremujorët e parë të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të shërbimeve ishte afro 3.44 trilionë juanë kinezë, ndër to, eksporti u rrit 4.1% dhe importi u shtua 10.9%, me një suficit prej 1.3 trilionë juanë.

Konkretisht, fusha e shërbimeve të reja vazhdon prirjen e rritjes së lartë dhe në tre tremujorët e parë të këtij viti, vëllimi i import-eksportit në këtë fushë arriti në mbi 1 trilion juanë ose e thënë ndryshe u shtua 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndër to, eksporti në këtë fushë realizoi një rritje prej 8.5%, 4.4 pikë më e lartë se totali i eksporteve. Ka ruajtur rritjen e shpejtë eksporti në shërbimet e telekomunikacionit, informatikës dhe informacionit, shpenzimet në të drejtat e pronësisë intelektuale, shërbimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit si dhe shërbimet kulturore e argëtuese për individ.

Sipas zotit Xi Guoyi, drejtorit të Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, rritja e lartë në fushën e shërbimeve të reja përbën një pikë e shkëlqyer në tregtinë e jashtme të shërbimeve në tre tremujorët e parë të këtij viti. Ai analizoi:

"Eksporti i shërbimeve të reja ndahet në disa pjesë. E para ka lidhje me teknologjitë e informacionit, si kompjutër, 'big data', 'cloud computing', telefonia e lëvizshme etj. Në këtë aspekt, Kina është e përparuar në botë, prandaj pati rritjen e shpejtë në eksportimin e teknologjive përkatëse. E dyta ka të bëjë me nismën 'Një brez, një rrugë'. Eksporti i manifakturës kineze ka çuar edhe në eksportimin e shërbimeve përkatëse. E treta ka lidhje të ngushta me manifakturën. Gjatë 20 vjetëve pas anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka pastur një rritje të vrullshme në manifakturën dhe tani epërsia e Kinës në këtë fushë po shndërrohet në aftësinë në shërbim të prodhimit, si psh. mirëmbajtja dhe riparimi patën rritje prej 20%, që do të thotë zgjatet zinxhiri i prodhimit."

Rritje të shpejtë pati edhe eksporti i shërbimeve financiare. Veçanërisht, eksporti i përdorimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, u shtua 5 herë në krahasim me vitin e kaluar. Drejtori Xi Guoyi tha se kjo rritje ka të bëjë kryesisht me eksportin e teknologjive të makinerisë përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe tregon forcimin e aftësisë konkurruese të Kinës në shërbimet profesioniste. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore