Kinë-ShBA: shkëmbimet njerëzore kriojnë urën e miqësisë midis dy popujve

2017-11-08 18:08:22 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 交流---[jiāo liú]---Shkëmbime

Presidenti amerikan Donald Trump do të bëjë vizitën e parë në Kinë nga 8 deri më 10 nëntor. Në fushën e shkëmbimeve njerëzore, sektorë të ndryshëm nga dy vendet kanë zhvilluar shkëmbime e bashkëpunim të larmishëm vitet e fundit, përfshirë organizimin e ekspozitave, festivaleve, vizita reciproke të artistëve etj., të cilat kanë shërbyer si urë për shtimin e njohjes e miqësisë midis dy popujve.

Duke filluar nga 18 nëntor një ekspozitë me artefakte që përfshijnë dhe ato të 'Ushtrisë prej Terrakote' të Kinës do të jetë e hapur për dy javë në Shtetet e Bashkuara.

Ekspozita e titulluar "Ushtria prej Terrakote: Trashëgimia e Perandorit të Parë të Kinës," do të hapet në Muzeun e Arteve të Bukura të Virginia-s.

Në koleksionin që do t'i prezantohet publikut janë përfshirë artefakte nga 14 muze dhe qendra arkeologjike të provincës Shaanxi.

Përgjegjësi i ekspozitës, Alex Nyerges, thotë se veprimtaria është një mundësi e mirë për prezantimin e artit dhe historisë së Kinës në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Kina është i vetmi vend në botë që ka krijuar art të mrekullueshëm për mbi 5000 vjet dhe disponon relikteve të çmuara të panumërta. Një ekspozitë e tillë kaq e mrekullueshme krijon shansin e mirë për t'i njohur amerikanët me historinë dhe kulturën kineze. "kjo ka rëndësi jetike të nxitjen e marrëdhëniet amerikano-kineze," tha z. Nyerges.

Bashkëpunimi kulturor midis Kinës dhe ShBA-së përfshin edhe organizimin e përbashkët e festivaleve, vizitat reciproke të veprave të shkëlqyera artistike, përkrahjet e institucioneve e kompanive kulturore të marrin pjesë në aktivitete e panaire artistike të palës tjetër.

Fjala kyçe: 交流 [jiāo liú] shkëmbime

Shkëmbimet e larmishme kulturore midis Kinës dhe ShBA-së janë zhvilluar nga mekanizmi i konsultimeve të nivelit të lartë. Kina dhe Shtetet e Bashkuara filluan në vitin 2010 bisedimet e nivelit të lartë mbi shkëmbimet njerëzore. Deri në vitin 2016 tani janë arritur rreth 400 marrëveshje. Në shtator të këtij viti, u zhvillua në ShBA raundi i parë i Dialogut Kino-Amerikan të fushat shoqërore dhe njerëzore, ku të dyja palët miratuan edhe një plan veprimi dhe konkretizuan edhe 130 rezultate, përfshirë zhvillimin e Forumit të Kulturës Kinë-ShBA, Festivalit të Arteve Kineze të Transpaqësorit, Festivalit e Novacionit të Kulturës Kineze, nxitjen e shkëmbimeve midis bibliotekave, muzeve të të dy vendeve etj.

Shkëmbimet aktive kulturore midis Kinës dhe ShBA-së kanë thelluar njohjen reciproke dhe miqësinë midis popujve dhe gjithashtu kanë konsoliduar marrëdhëniet e tipit midis fuqive të mëdha Kinë-ShBA. Nëndrejtori i Drejtorisë Kombëtare të Relikteve të Kinës Liu Shuguang bëri të ditur se sektorët kulturor dhe muzetë e dy vendeve do të vazhdojnë të kërkojnë risi në bashkëpunim dhe të zgjerojnë fushat e këtij bashkëpunimi, për t'i bërë shkëmbimet kulturoreelementin më të rëndësishëm të marrëdhënieve kino-amerikane, duke i dhënë atyre më shumë gjallëri dhe risi. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore