Kryeministri kinez, propozimet e reja për thellimin e bashkëpunimit të Azisë Lindore

2017-11-07 17:51:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 东亚---[dōng yà]---Azia Lindore

Me ftesën presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte, kryeministri i Kinës Li Keqiang do të shkojë në Manila nga 12 deri më 16 nëntor, për të marrë pjesë në mbledhjet e njëpasnjëshme të udhëheqësve të Azisë Lindore.

Filipinet janë vendi kryesues i radhës i ASEAN-it. Gjatë këtij turi, kryeministri Li do të marrë pjesë në mbledhjen e 20-të të liderëve Kinë-ASEAN (10+1), mbledhjen e 20-të të liderëve ASEAN-Kinë, Japoni e Koreja e Jugut (10+3) si dhe në Samitit e 12-të të Azisë Lindore. Këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kinës Chen Xiaodong tha se pala kineze shpreson se këto mbledhje të njëpasnjëshme do të fokusohen tek dialogu dhe bashkëpunimi dhe palët do të bashkëpunojnë për të arritur konsensus dhe do të punojnë për arritjen e zhvillimit të përbashkët.

"Me këtë rast, kryeministri Li Keqiang do t'i njohë të pranishmit me frymën e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, do të shtjellojë kursin e diplomacisë për vendet përreth me karakteristika kineze në epokën e re si dhe mendimet e palës kineze për politikën e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit. Gjithashtu do të paraqesë rreth 30 propozime të reja për thellimin e bashkëpunimit pragmatik nën kornizën e makanizmave të ndryshme, përfshirë fushat si ndërlidhshmëria, siguria ushqimore, ulja e varfërisë, turizmi, lufta kundër korrupsionit etj., për të nxitur më tej marrëdhëniet Kinë-ASEAN si dhe bashkëpunimin në Azinë Lindore," tha këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kinës Chen Xiaodong.

Në mbledhjen e udhëheqësve Kinë-ASEAN (10+1), palët do të planifikojnë bashkërisht zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Kinës dhe ASEAN-it. Pala kineze do të propozojë hartimin e planit të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN deri më 2030-n, të forcojë lidhjen e nismës "Një brez, një rrugë" me planifikimin e përgjithshëm të ndërlidhshmërisë të ASEAN-it 2025 dhe do ta caktojë vitin 2018 si "Vitin e Novacionit Kinë-ASEAN" dhe do t'i konsiderojë shkëmbimet kulturore si shtyllë e re e marrëdhënieve midis dy palëve, që të krijojë partneritetin strategjik Kinë-ASEAN të nivelit më të lartë.

Sivjet është 20-vjetori i nisjes së bashkëpunimit midis ASEAN-it dhe Kinës, Japonisë e Koresë së Jugut (10+3). Gjatë 20 vjetëve, ky mekanizëm i bashkëpunimit është bërë kanali kryesor i ndërtimit të komunitetit të Azisë Lindore dhe për nxitjen e bashkëpunimit të këtij rajoni. Sipas Këshilltarit të Ministrit të Jashtëm Chen Xiaodong në këtë mbledhje, Kina bashkë me palët e tjera, do të fokusohen në objektivin e ndërtimit ekonomik të Azisë Lindore, të planifikojnë drejtimin e zhvillimit, për ta shndërruar këtë mekanizëm në një lokomotivë të vërtetë të bashkëpunimit të Azisë Lindore.

Vizita zyrtare në Filipine do të jetë vizita e parë e një kryeministri kinez atje në 10 vjetët e fundit. Që nga viti i kaluar, marrëdhëniet kino-filipinase janë përmirësuar vazhdimisht, është shtuar besimi i ndërsjellë politik dhe është rivendosur bashkëpunimi i gjithanshëm pragmatik.

Sivjet, Kina u bë partnerja kryesore tregtare e Filipineve dhe burimi i dytë i turistëve të huaj. Kina dhe Filipinet janë kthyer në rrugën e duhur në trajtimin e çështjes së Detit të Kinës Jugore nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore