Takimi i udhëheqësve të Kinës dhe ShBA-së do të përcaktojë kursin e marrëdhënieve dypalëshe

2017-11-01 15:12:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 元首---[yuán shǒu]---Udhëheqës

Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga datat 8 deri në 10 nëntor. Për këtë vizitë ambasadori i Kinës në ShBA, Cui Tiankai, u shpreh gjatë një interviste për mediet kineze dhe të huaja se detyra më e rëndësishme e vizitës është që të caktojë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane në fazën tjetër dhe nxituar zhvillimin e vazhdueshëm të tyre. Ambasadori shpreson për marrëdhënieve të shëndetshme dhe të qëndrueshme mes dy ekonomive më të mëdha të globit.

Kjo është vizita e parë e presidentit Trump në Kinë si dhe udhëheqësi i parë botëror pas Kongresit të 19-të të PKK-së. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i amerikan kanë zhvilluar bisedime dhe mbajtur kontakte të ngushta në të kaluarën. Kontaktet dhe dialogu mes udhëheqësve të të dy vendeve janë një mënyrë e mirë për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve si dhe nxisin bashkëpunimin. Ato mund të caktojnë drejtimin e zhvillimit afatgjatë në të ardhmen.

Ambasadori Cui Tiankai thekson se pikat e nxehta të bisedimeve mes dy presidentëve do të jenë çështja bërthamore e Gadishullit Korean dhe problemet e tregtisë kino-amerikane.

Lidhur me çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, ambasadori Cui u shpreh se Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe të mëdha për të nxitur zgjidhjen e problemit, për të forcuar dialogun dhe bisedimet.

"Kina zbaton me rigorozitet rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe kontribuon duke shpresuar se edhe vendet e tjera do të angazhohen më shumë për këtë çështje".

Për perspektivën e bashkëpunimit ekonomik tregtar, Cui Tiankai theksoi se Kina dhe ShBA-ja kërkojnë një sistem tregtar më të drejtë dhe me përfitime reciproke.

"Tani Kina dhe SHBA-ja po zhvillojnë bisedime mbi pranimin e hyrjes së treg dhe bilancin tregtar si dhe çështje të tjera," shtoi ambasadori.

"Në botën e sotme, është e vështirë të përcaktohet ose të llogaritet fitimet dhe humbjet tregtare, bazuar vetëm në zinxhirin global industrial. Nuk mund të përcaktohet fitimi dhe humbja përmes deficitit dhe suficitit të një produkti gjatë një kohe. Niveli i lartë i suficitit sigurisht që nuk është i favorshëm për ekonominë kineze apo për sektorin e tregtisë së shërbimit," shtoi ambasadori. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore