Fati i pavarësisë, Katalonja hyn në javën kryesore

2017-10-31 17:11:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 独立---[dú lì]---Pavarësi

E hëna ishte dita e parë e punës për Rajonin Autonom të Katalonnjës nën kontrollin e qeverisë qendrore në Madrid. Gjatë fundjavës, Katalonnja shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, duke shkaktuar një valë të madhe kundërshtimi. Marrja e kontrollit të rajonit të Katalonjës filloi nga policia.

Por a do të jetë i qetë kalimi i pushtetit në Katalonjë tani që qeveria qendrore mori kontrollin e rajonit? Dhe çfarë pasoja do të për udhëheqësit separatistë? Katalonja ka hyrë tani në javën kyçe.

Me mungesën e partive opozitare, të cilat përkrahin bashkimin, më 27 tetor Rajoni Autonom i Katalonjës shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja. Por Senati i Parlamentit të Spanjës miratoi aktivizimin e Nenit numër 155 të Kushtetutës, i autorizon marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të mbrojtur bashkimin e shtetit.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy mori miratimin e Senatit që të premten për të shkarkuar presidentin e Rajonit Autonom të Katalonjës dhe shpërndau parlamentin. Ai gjithashtu shpalli zhvillimin e zgjedhjeve të reja më 21 dhjetor.

Të dhëna të ndryshme tregojnë se shumica e kundërshtojnë pavarësinë. Pas "referendumit të diskutueshëm", shumë veta kanë marrë pjesë protesta kundër ndarjes.

Në Europë, BE-ja dhe veçanërisht vendet kryesore anëtare e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë. Ndërkohë Brukseli zyrtar po u bren presin direkt autoriteteve të rajonit.

Katalonja e mbështet ekonominë e vet tek eksporti. Nëse ajo e humb marrëdhënien tregtare me vendet e BE-së, kjo do ta ndikojë rëndë ekonomi vendore.

BE-ja ka për qëllim integrimin e bashkimin, ndërsa separatizimi konsiderohet si armiku i betuar i bllokut. Për të shmangur prirjen e efektit domino" separatizmit", Spanja dhe e gjithë Europa, ka një detyrë e rëndësishme.

Në lidhje me "pavarësinë e njëanshme" të shpallur të nga parlamenti i Katalonjës, kundërshtuan ashpër vendet dhe organizatat kryesore europiane e amerikane, të cilat nga ana tjetër shprehën përkrahje për qeverinë qendrore të Spanjës.

Ministria e Jashtme e Kinës u shpreh se pala kineze e kupton dhe përkrah qeverinë e Spanjës në përpjekjet e saj për të ruajtur bashkimin e shtetit, unitetin e kombit dhe integritetin territorial. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore