Xi Jinping: Socializmi me karakteristika kineze hyn në epokën e re

2017-10-18 14:26:57 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:时代---[shí dài]---Epokë

Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Kinës u hap sot në Pekin. Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping, në emër të Komitetit Qendror të Kongresit të 18-të mbajti raportin e punës, ku njoftoi se socializmi me karakteristika kineze është tani futur në një epokë të re që do të jetë dhe drejtimi i ri i zhvillimit të Kinës.

Partia Komuniste e Kinës, duke zbatuar një sistem socialist me karakteristika kineze në epokën e re, do ta udhëheqë popullin drejt përpjekjeve përfundimtare për ndërtimin e një shoqërie përgjithësisht të begatë dhe deri në mes të këtij shekulli dhe do ta shndërrojë Kinën në një fuqi moderne, demokratike dhe të zhvilluar.

Në kohën kur gjendja brenda e jashtë Kinës po ndryshon në mënyrë të thellë e të ndërlikuar, programi qeverisës i partisë në pushtet të ekonomisë së dytë më të madhe të botës ka tërhequr mjaft vëmendje.

Në raportin e tij, Xi Jinping u shpreh që në 5 vitet e kaluara, PKK-ja ka forcuar në mënyrë të gjithanshme rolin e saj drejtues, duke ndërmarrë një sërë strategjish e koncepte të reja. Në këtë periudhë, niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto ka arritur në 80 miliardë juanë, duke dhënë mbi 30% kontribut në shkallë globale. Niveli i punësimit në zonat urbane është rritur me 13 milionë veta në vit, ndërkohë janë nxjerrë nga niveli i varfërisë mbi 60 milionë të tjerë dhe tani gëzojnë një jetë të qëndrueshme. Ndërkohë, Kina ka thelluar në mënyrë të gjithanshme reformat, duke shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit, kulturën, nivelin e jetesës së qytetarëve, mbrojtën e mjedisit, etj.

Pas prezantimit të këtyre reformave historike, sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe Xi Jinping theksoi se zhvillimi i Kinës ndodhet në një pikënisje të re historike.

Xi vuri në dukje se PKK-ja do të zhvillojë vazhdimisht socializmin me karakteristika kineze në epokën e re, si fryt i përshtatjes së Marksizmit sipas gjendjes së vendit.

Në socializmin me karakteristika kineze në epokën e re, janë qartësuar synimet kryesore, si programi i përgjithshëm, planifikimi strategjik i zhvillimit socialist, thellimi i gjithanshëm i reformave, nxitja e përgjithshme e sundimit të ligjit dhe krijimi i forcave ushtarake të nivelit të parë botëror.

Krahas kësaj, është vënë në dukje se politika diplomatike e Kinës si një fuqi e madhe duhet të nxitë formimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare dhe të nxitë krijimin e një komuniteti të përbashkët fatesh për njerëzimin. Në raport, është theksuar se udhëheqja nga PKK-ja është veçantia më thelbësore e socializmit me karakteristika kineze. Në këtë raport gjithashtu, është përfshirë kërkesa e përgjithshme për zhvillimin e partisë në epokën e re.

Vlen të përmendet se në krahasim me planet e paraqitura në të kaluarën, raporti i Kongresit të 19-të ka caktuar objektivin e ri të zhvillimit të Kinës deri në mes të këtij shekulli.

Kështu Kina synon të jetë "një fuqi socialiste moderne e pasur, demokratike, e kulturuar, harmonike dhe e bukur". Këtë herë, janë shtuar termat "fuqi dhe bukuri", çka tregon që PKK-ja i kushton rëndësi të madhe edhe zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit ekologjik. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore