Kongresi i 19-të Kombëtar, delegatët mbërrijnë në Pekin

2017-10-17 16:20:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:抵达---[dǐ dá]---Mbërrij

Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të zhvillohet më 18 tetor në Pekin. Në paraditen e 15 tetorit, përfaqësuesit e provincës Shanxi mbërritën në Pekin. Përfaqësuesit e Kongresit të 19-të dhe zv.drejtorja e zyrës së mësimdhënies në shkollën nr.5 të qytetit Datong të provincës Shanxi Xu Ye u shpreh se ka ardhur në Pekin për Kongresin e 19-të në emër të nxënësve dhe mësuesve.

"Jam shumë krenare dhe shpresoj që të përcjell mendimet dhe shpresat e qytetarëve në këtë kongres, duke shpërndarë me të gjithë pjesëmarrësit edhe arritjet tona në këto vite të fundit," thotë Xu Ye.

Përfaqësuesi i Kongresit të 19-të dhe sekretari i Komitetit të PKK-së në Drejtorinë Hekurudhore të qytetit Taiyuan të provincës Shanxi Jiang Tao u shpreh:

"Zhvillimi i trenave të shpejta, rrjetit hekurudhor dhe reformat në këtë sektor kanë marrë arritje të mëdha. Ne do të shfrytëzojmë rastin e Kongresit të 19-të, për të bërë më shumë punë në sektorin hekurudhor."

Përveç provincës Shanxi, edhe përfaqësuesit e rajoneve dhe provincave, si Mongoli e Brendshme, Xizang, Qinghai, Xinjiang, Guizhou, Fujian, Henan dhe Anhui kanë mbërritur në Pekin.

Në pasditen e 16 tetorit, delegatët nga Shangai dhe Jiangsu mbërritën në Pekin. Një prej përfaqësuesve Zhang Yan bëri të ditur që ai po pret shumë zhvillimin e kongresit dhe shpreson që në të ardhmen, si rekordmbajtës botëror i efektivitetit të operimit të autovinçit, ai mund të përgatisë më shumë talente të reja.

"Unë besoj që në 5 vitet e ardhshme, do të kemi një jetesë më të bukur. Unë si një punonjës në portin e Shangait, do të vazhdoj të jap më shumë kontribut në postin tim. Ndërkohë, do të bëj më shumë punë trajnimi, për të përgatitur më shumë talente të reja. Dua të përgatis një pasardhës që të thyejë rekordin botëror, për të dhënë më shumë kontribut në sektorin e kontejnierëve të portit," thotë Zhang Yan.

Përfaqësuesi i Kongresit të 19-të dhe Sekretari i Komitetit të PKK-së në kompaninë e pijeve alkoolike "Yanghe" i provincës Jiangsu, Wang Yao u shreh:

"Ne do të mbajmë besimin e popullit, të zbatojmë mirë detyrën e duhur dhe do të punojmë së bashku, për të realizuar ëndrrën e madhe të lulëzimit të kombit kinez."

Para se të niseshin për në Pekin, përfaqësuesit e krahinave të ndryshme kanë bërë sondazhe dhe studime të shumta, duke dëgjuar gjerësisht mendime dhe sugjerime të anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të thjeshtë.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore