Qytetarët në Zhengzhou presin Kongresin e 19-të të PKK-së

2017-10-16 16:13:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:建设---[jiàn shè]---Ndërtim

Në prag të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuiste të Kinës, qytetarët e qarqeve të ndryshme në Zhengzhou të Kinës Qendrore po presin zhvillimin e Kongresit dhe me besimin dhe vullnetin e vendosur, ata do të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e qytetit qendror të nivelit kombëtar.

Kohët e fundit, janë zhvilluar në Zhengzhou një sërë aktivitetesh kulturore për pritjen e Kongresit të 19-të Kombëtar. Një prej organizatoreve, Li Qian u shpreh se me këto aktivitete kulturore, janë treguar larmitë e plota të kulturës kineze si edhe besimi kulturor për thellimin e gjithanshëm të reformave.

"Kemi zhvilluar shumë aktivitete kulturore publike me rastin e zhvillimit të Kongresit të 19-të Kombëtar. Me këto aktivitete kulturore, mund të përhapen traditat kombëtare, si edhe mund të promovohet ndjenja e patriotizmi tek qytetarët," thotë Li Qian.

E moshuara Li u shpreh se ajo ka parë nga afër ndryshimet e mëdha të vendit nëdrkohë që pret që Kongresi i 19-të Kombëtar të sjellë më shumë të mira për qytetarët.

"Si në ekonomi, ushtri, ashtu edhe në diplomaci, statusi i Kinës në mbarë botën është rritur shumë dhe niveli i jetesës është përmirësuar ndjeshëm. Shpresoj që pas Kongresit të 19-të, vendi ynë të shpallë më shumë politika lidhur me nevojat konkrete të qytetarëve që ne të kemi një jetë më të mirë," thotë Li.

Vitet e fundit, Zhengzhou ka bërë shumë përpjekje kundër ndotjes së ajrit dhe ka nxitur vazhdimisht të ashtuquajturin projekt i "Qiellit Blu", duke përmirësuar më tej mjedisin ekologjik. Zv.drejtori i qendrës së monitorimit të mjedisit në Zhengzhou Fan Xiangge u shpreh që Kongresi i 19-të mund të nxitë më tej zhvillimi ekologjik dhe të gjelbër.

"Mbrojtja e mjedisit, në fakt, është një koncept i gjerë që mbështetet nga qeveria. Me përpjekjet e shumta, njerëzit kanë kuptuar gjendjen serioze dhe po bëjnë përpjekje të përbashkëta. Gjendja do të përmirësohet më tej nëse punojmë më shumë në këtë drejtim," thotë Fan Xiangge.

Qeveria kineze në fund të vitit 2016 publikoi programin për nxitjen e zhvillimit të krahinave qendrore në kuadër të planit të 13-të 5-vjeçar, ku vihet në dukje qartë mbështetja për kthimin e Zhengzhou-t në një qytet në rang kombëtar. Zv.drejtori i çështjeve shoqërore pranë Shoqatës së Shkencave Shoqërore të Zhengzhout, Liu Tao u shpreh se ai do të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin e qytetit me më shumë besim dhe vullnet.

"Në këtë kongres do të ketë një 'sinjal grumbullimi'. Mendoj që secili duke u nisur nga posti i tij, të përveshë mëngët dhe të japë kontributin e duhur për ta bërë Zhengzhou një qytet qëndror në rang kombëtar," thotë Liu Tao.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore