Teleskopi gjigant i Kinës "FAST" zbulon 10 yje pulsar

2017-10-13 16:08:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:望远镜---[wàng yuǎn jìng]---Teleskop

I vlerësuar si "Syri i Qiellit i Kinës", misioni i radio teleskopit më të madh në botë me një diametër 500 metra është të mbledhë sinjale nga universi, ndërkohë që shkencëtarët shpresojnë se përmes tij do të jenë në gjendje të komunikojnë me jetën jashtëtokësore.

Thuhet se teleskopi me hapje sferike ka përmasat e 30 fushave futbolli. Shkencëtarët kinezë thanë se falë superantenave shumë të ndjeshme FAST do të diktojë edhe sinjalet më të dobëta nga universi.

FAST zbuloi 10 yje pulsar, hera e parë që Kina shpall zbulimin e yjeve pulsar nëpërmjet radio teleskopit të vet. E të mendosh që FAST, si radio teleskopi me hapjen më të madhe sferike në botë, u përurua vetëm një vit më parë. Suksesi i megaprojekteve të tilla është pjesë e punës së palodhur dhe plot mençuri të pjesëmarrësve si kryemenaxheri i projektit të ndërtimit të FAST-it Zhang Shuxing dhe punëtorit të fabrikës Zhou Jiayong. Ndërsa, ata kanë edhe një identitet të përbashkët, janë delegatë të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Risia nxit zhvillim. Në groporen e thellë me topografinë e karstit Dawodang të distriktit Pingtang të provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore, gjendet një "superprojekt" botëror, radio teleskopi FAST. Në vitin 2009, si një ndër përgjegjësit e projektit dhe zv.drejtori i departamentit të studimeve radioastronomike pranë Akademisë së Shkëncave Natyrore, Zhang Shuxin erdhi këtu për herën e parë bashkë me një grup gazetarësh të revistës e njohur shkencore "Science".

"Erdha për herë të parë në prillin e vitit 2009, duke shoqëruar disa gazetarë të 'Science'. Trajtoja atë kohë disa probleme teknike dhe bëra punë përgatitore për ndërtimin e teleskopit".

Pasi u përurua radio teleskopi në vitin 2016, studiuesit kinezë përvetësuan pajisjen më të përparuar në botë për kërkimet astronomike.

Gjatë ndërtimit të FAST-it, u përdorën shumë module industriale specifike, masat e format e të cilave nuk ishin prodhuar më parë. Prandaj, kryerja e projektit kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis shkencëtarëve dhe prodhuesve të qarqeve të ndryshme, madje edhe shpikje të teknikave të reja. Ta marrim litarin prej çeliku si për shembull. Panelet e reflektimit duhet të shtroheshin mbi rrjetin e bërë prej litarë çeliku, të cilët ndryshonin kënde ose zgjateshin shpesh, duke paraqitur edhe kërkesa më të larta për kapacitetin dhe cilësinë e litarëve. Kompania e Litarëve të Çelikut e Guizhou-së është një ndër ofrueset e materialeve.

Z. Zhou Jiayong është shef i një grupi të punës në këtë fabrikë, i cili ka marrë pjesë në studimet dhe prodhimet e pajisjeve specifike për FAST-in. Produktet e fabrikës së tij janë përdorur edhe në projektet e anijeve kozmike, aeroplanmbajtëse, satelitë dhe eksportohen drejt shumë vendeve.

Ai ndihet krenar për punën e tij.

"U ndieva shumë krenar kur pashë anijet tona kozmike, pasi kaluan me sukses shtresën atmosferike dhe zbritën me sukses në Tokë. Kur dolën astronautët, jam mallëngjyer më shumë sepse litarët tanë luajtën një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm gjatë zbritjes së anijes".

Mrekulli
Lajmet Kryesore