Kongresi i 19-të i PKK-së, nis funksioni i Qendrës së Shtypit

2017-10-12 14:53:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:媒体---[méi tǐ]---Media

Qendra e Shtypit e Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës nisi funksionin të mërkurën në Pekin, duke iu ofruar gazetarëve brenda e jashtë Kinës shërbimet si dhënia e kartës së hyrjes, trajtim të aplikimeve për intervista, rrugullim i vizitave kolektive për raportime etj.

Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së do të hapet të mërkurën e ardhshme në Pekin. Nga datat 8 deri më 25 shtator, mediet që do të mbulojnë këtë veprimtari politike janë regjistruar nëpërmjet platformës elektronike të Kongresit.

Zv.drejtorja e Qendrës së Shtypit Wang Dongmei tha për Radion e Jashtme të Kinës (CRI) se, në krahasim me kongreset e mëparshme, qendra e mediave ka përmirësuar në mënyrë të dukshme mjedisin e punës për gazetarët.

"Në Kongresin e 18-të të vitit 2012, kishim vetëm një zonë me më pak se 50 vende për gazetarët. Këtë herë, kemi krijuar katër zona të posaçme, duke iu ofruar një hapësirë të mjaftueshme për 170 gazetarë që të punojnë në të njëjtën kohë. Të gjitha zonat, përveç sinjalit Wifi, janë të pajisura edhe me kablo interneti, shpejtësia e të cilave mund të arrijë në në rreth 1 gb për sekondë, duke përshpjetuar transmetimin e raportazheve në format si tekst, foto apo audio-video."

Qendra e Shtypit përgjigjet për organizimin e konferencave të shtypit, të intervistave kolektive, vizitave raportuese, ofrimin e materialeve dhe garantimin e telekomunikacionit.

Shërbimi i informacioneve nëpërmjet kanaleve interaktive është një risi e Qendrës. Gazetarët e regjistruar mund të konsultohen në çdo kohë tek kjo qendër dhe të marrin ndihmë nëpërmjet llogarisë së saj në aplikacionin e celularit. Një tjetër risi është krijimi i studios multi-mediale.

Lidhur me këtë, znj. Wang prezantoi:

"Për të përmbushur kërkesat e mediave për bërjen dhe përpunimin e intervistave për platforma të ndryshme transmetuese, kemi krijuar këtë studio, ku ndodhen të gjitha pajisjet e duhura për intervista individuale, kolektive apo interaktive me mjete moderne të mediave të reja".

Bëhet e ditur se faqja zyrtare e qendrës së shtypit është http://19th.cpcnews.cn dhe llogaria publike e saj në median sociale Wechat nisi funksionimin të mërkurën, duke i mundësuar gazetarëve të marrin informacionet dhe njoftimet për axhendën, ecurinë etj., të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore