Makinat kineze vërshojnë në tregun australian

2017-10-11 17:12:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:汽车---[qì chē]---Makina

Sipas të dhënave të publikuara nga uebsiti australian për shitjen makinave "Car Advice", kompanitë kineze të makinave si SAIC Motor, BYD etj., po zgjerohen tregun e Australisë dhe Zelandës së Re. Pasi hynë në Oqeani 10 vjet më parë, markat kineze pas rritjes së nivelit teknologjik dhe prirjeve të industrisë së automobilave, po mirëpriten nga gjithnjë e më shumë nga australianët.   

Në të kaluarën, ndër dy milionë makina të reja që shiteshin çdo vit në Australi dhe Zelandën e Re, ato kineze zinin vetëm 1% të vëllimit, rreth10 mijë. Për prodhuesit kinezë, konkurrimi me shumë marka të njohura botërore në tregun e Oqeanisë është shumë i ashpër sepse në krahasim me vende e rajone të tjera, Australia dhe Zelanda kanë standarde të larta kontrolli para dhe pas shitjes, sistem të posaçëm certifikimi dhe kërkesa të shumta për aftësinë e garantimit të cilësisë. Kështu që para disa vjetësh, disa kompani kineze u tërhoqën nga ky treg pasi nuk i përmbushin kriteret.

Megjithatë, kjo situatë po ndryshon. Sipas të dhënave statistikore, në nëntë muajt e parë të këtij viti, marka LDV e kompanisë SAIC Motor shiti gati 3000 makina në tregun e Oqeanisë, 40% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, vëllimi i shitjes në Australi u rrit 59%. Ndërsa, BYD shiti 40 autobusë elektrikë për aeroportin ndërkombëtar të Sidneit. Mësohet se edhe aeroportet e Brisbane dhe Kanberas do të zgjedhin mjetet e BYD-së. Z. Joe Evans që merret me biznesin e riparimit të makinave në shtetin Uellsi i Ri i Jugut, bleu 28 autobusë të tipit V80 të kompanisë SAIC Motor në tre vitet e fundit. Ai i tha Radios së Jashtme të Kinës se këto makina mund të ecin 30 mijë kilometra në vit dhe gjatë përdorimit nuk kanë ndodhur probleme, gjë që garanton zhvillimin e biznesit të kompanisë së tij.

"Më kanë ndryshuar krejt përshtypjen ndaj makinave kineze. Ato janë cilësore dhe me shërbime të përsosura pas shitjes. Jam i shumë kënaqur".

Në të kaluarën, çmimi i ulët ishte metoda kryesore e ndërmarrjeve kineze për të konkurruar me rivalët japonezë dhe jugkoreanë që kanë eksperiencë shumëvjeçare për tregun e Oqeanisë.

Për këtë, zv./presidenti i korporatës SAIC Motor Lan Qingsong, thotë se duhen tejkaluar mangësitë e së kaluarës dhe konkurrentët duhen tejkaluar në bazë të studimit të konsumatorëve. Për shembull, hetimet e tregut zbulojnë se siguria është kriteri më i rëndësishëm i klientëve australianë në vendimmarrjen e blerjes së makinave. Prandaj, makinat e tipit D90 të SAIC Motor ishin të para që u pajisën me sistemin e drejtimit inteligjent.

"Në makinat tona mund të gjenden teknologji të reja si dhe rezultatet e fundit studimore, siç është sistemi i inteligjent i drejtimit, platforma e lidhjes me internetin, programet moderne argëtuese etj. Këto janë epërsitë tona", thotë z. Lan.

Mrekulli
Lajmet Kryesore