Ish-kryeministri francez Raffarin, vlerëson diplomacinë e Kinës

2017-10-09 14:48:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:总理---[zǒng lǐ]---Kryeministër

Në intervista për Radion e Jashtme të Kinës, disa zyrtarë të lartë të qeverisë franceze treguan vëmendjen e tyre ndaj Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës që do të zhvillohet më 18 tetor në Pekin. Ata vlerësuan njëkohësisht arritjet e viteve të fundit të Kinës, si dhe qëndrimin e vendit për zhvillimin paqësor dhe bashkëpunimin e gjithanshëm.

Ish-kryeministri francez, Jean Pierrre Raffarin dhe presidenti i tanishëm i Fondit për Prosperitet dhe Novacion i Francës, e vizitoi për herë të parë Kinën në vitet 70' të shekullit të kaluar. Si një politikan që përkushtohet ndaj nxitjes së shkëmbimeve franko-kineze, ai u shpreh se pas Kongresit të 18-të Kombëtar në vitin 2012, se brezi i ri i udhëheqësve i Partisë Komuniste të Kinës i kryesuar nga Xi Jinping-u e ka drejtuar vendin drejt një suksesi të jashtëzakonshëm, gjë që jo vetëm ka favorizuar popullin kinez por edhe vendet e tjera të botës.

Duke iu referuar shprehjes së presidentit Xi, se "një pemë nuk e bën një pyll", ish-kryeministri francez theksoi se udhëheqësit kinezë kanë horizont të gjerë dhe dëshirë për të forcuar bashkëpunimin me vende e rajone të tjera të botës, duke ndarë kështu dhe shanset e zhvillimit. Sipas tij, tani Kina është bërë një forcë e rëndësishme botërore e diplomatike që punon për nxitjen e paqes.

"Mund të shohim se brezi i ri i udhëheqësve kinezë ka ambicie për reforma. Udhëheqja e Xi Jinping-ut ka rëndësi të madhe për botën sidomos politikat e tij të jashtme dhe vëmendja ndaj sistemit shumëpalësh të qeverisjes globale. Ne vlerësojmë vizitën e tij në selinë e OKB-së në Nju Jork dhe ndihmat e tij për fondin e OKB-së, vlerësojmë fjalimin e tij në UNESCO për rëndësinë e shumëllojshmërisë së qytetërimeve, organizimin e suksesshëm të Samitit të G20-të në Hangzhou. Gjithashtu, vlerësojmë edhe faktin që Kina, jo vetëm ushtron të drejtat e saj ndërkombëtare, por i zbaton siç duhet detyrimet e saj," tha Raffarin.

Sipas tij, nga një anë, Kina, ekonomia e dytë botërore ka patur rritje të vrullshme, duke shërbyer si motor i zhvillimit global.

Nga ana tjetër, Kina ecën përpara edhe në fusha të tjera, si diplomacia. Prandaj, Kongresi i 19-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës po tërheq vëmendjen e mbarë botës.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Kushtetues të Francës, ish-kryediplomati francez dhe kryetari i Konferencës së Parisit për Ndryshimin Klimatik, Laurent Fabius, thekson rëndësinë e Kongresit që do të mbahet në Kinë.

"Ne po presim që Kina të vijojë procesin e zhvillimit harmonik dhe të japë kontributin e saj për zhvillimin e ekuilibruan botëror. Besoj se ne mund të bashkëpunojmë me kolegët dhe miqtë kinezë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përballimin e ndryshimit klimatik. Në këtë drejtim, Franca dhe Kina mund të vazhdojnë të bashkëveprojnë, duke i treguar botës kuptimin e bashkëpunimit", tha ish-kryediplomati francez Laurent Fabius.

Mrekulli
Lajmet Kryesore