Trump viziton Las Vegas-in pas masakrës, shmang deklaratat për kontrollit të armëve

2017-10-05 11:43:26 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 控制--[ kòngzhì]---Kontroll

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shmangi diskutimin mbi problemin e armëve gjatë vizitës të së mërkurës në Las Vegas, tre ditë pasi qyteti u trondit nga sulmi i armatosur më tragjik në historinë moderne amerikane, që shkaktoi 58 të vdekur dhe mbi 500 të tjerë të plagosur.

Trump dhe zonja e parë Melania shkuan në Qendrën Mjekësore Universitare të Nevadës së Jugut për një vizitë private tek pacientët dhe mjekët.

Duke folur me gazetarët në hollin e Qendrës Mjekësore Universitare, Trump tha se do të takohej me "disa njerëz të mahnitshëm" dhe i ftoi ata që ta vizitonin në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti shmangu ndërkohë pyetjet e gazetarëve mbi "problemin e kontrollit të armëve".

"Nuk do të flasim sot për këtë," tha Trump, i cili fitoi mbështetjen e Shoqatës Kombëtare të Pushkëve gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit të kaluar.

Presidenti Trump u takua më tej me zyrtarët e policisë dhe ata që dhanë ndihmën e parë në Las Vegas.

"Presidenti i Shteteve të Bashkuara është zyrtari më i lartë i vendit, kur ai gjen kohën për të ardhur këtu për të vizuar oficerët dhe për t'i falënderuar për atë që bënë, kjo është një ngritje e madhe për të gjithë ne", i tha agjencisë Xinhua Steven Grammas, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Policisë së Las Vegas-it.

Sulmi i armatosur me bilancin më tragjik në historinë moderne të ShBA-së ka ringjallur diskutimet për ashpërsimin e ligjeve për blerësit dhe përdoruesit e armëve të zjarrit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore