Hyjnë në fuqi 'Dispozitat e Përgjithshme' të Ligjit Civil të Kinës

2017-10-02 13:17:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:民法---[mín fǎ]---Ligji civil

Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit Civil të Kinës hynë në fuqi të dielën.

Ligji me 11 kapituj, në Nenin 206 konfirmon të drejtat civile të qytetarëve kinezë, duke shprehur vlerat e dinjitetit, personalitetit dhe të privatësisë të çdo qytetari.

Dispozitat e përgjithshme të Ligjit Civil u miratuan nga Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës. Ato paraqesin preambulën e Kodit Civil që planifikohet për t'u miratuar para vitit 2020.

Dispozitat e reja përmbajnë një nen shtesë për mbrojtjen e interesave të fetusit, ku nënvizohet se fetuset që kërkojnë mbrojtje për trashëgimin e pronave dhe marrjen e donacioneve, do të konsiderohen se kanë kapacitet mbrojtjen e të drejtave civile.

Kufiri ligjor i moshës për të miturit me aftësi të kufizuar për sjellje civile është ulur nga 10 deri në 8 vjet, me qëllim kryesisht për të rritur ndërgjegjësimin e të miturve për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Dispozitat parashikojnë gjithashtu që një i rritur me aftësi të kufizuar apo i paaftë për sjellje civile nuk ka të drejtë të jetë kujdestar.

Dispozitat e Përgjithshme, të cilat përcaktojnë parimet bazë të Kodit Civil, janë hapi i parë i rëndësishëm për hartimin e tij.

Hapi i dytë do të hartimi i pesë librave individualë që do të mbulojnë pronën, kontratat, përgjegjësinë ndaj torturës, martesën dhe trashëgiminë. Puna për hartimin e tyre filloi në fund të vitit të kaluar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore