Miratohet Plani i Përgjithshëm i Pekinit

2017-09-29 15:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:城市---[chéng shì]---Qytet

Ditët e fundit u miratua Plani i Përgjithshëm i Pekinit për periudhën 2016-2035, ku theksohet roli i Pekinit si qendër politike, kulturore, e shkëmbimeve ndërkombëtare dhe qendër e novacionit teknologjik e shkencor, dhe kthimi i tij në një kryeqytet bërthamë të një grupi qytetesh të klasit botëror.

Sipas këtij plani urbanistik, Pekini do të optimizojë funksionet e veta urbane dhe planimetrinë, në kuadër të zbatimit të planifikimit dhe menaxhimit të unifikuar urban e rural, për të përmirësuar funksionet e tij dhe hapësirën e zhvillimit.

Më 28 shtator, në Konferencën për Zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Pekinit, sekretari i Komitetit të PKK-së të Pekinit Cai Chi tha se masterplani urbanistik i Pekinit është skeleti i zhvillimit të ardhshëm të kryeqytetit.

Sipas planit, përmasat e Pekinit do të mbahen nën kontroll rreptësisht dhe deri në vitin 2020 numri i banorëve të tij dhe nuk do t'i kalojë 23 milionët. Pas vitit 2020 ky nivel do të mbahet, ndërkohë që sipërfaqja e trojeve për ndërtim do të ulet në 2860 kilometra katrorë, kurse deri në vitin 2035 në 2760 kilometra katrorë.

Përveç kësaj, sipas planit të përgjithshëm urbanistik, Pekini do të luajë luajë rolin e një të ashtuquajturi "kryeqytet rrezatues", duke qenë një bërthamë e një grupi qytetesh të nivelit të botëror botëror. Sipas sekretarit të Komitetit të PKK të Pekinit Cai Chi, Pekini duhet të luajë rol udhëheqës për lidhjen e gjithanshme të projektimit dhe ndërtimit të zonës së re "Xiongan", të ndërtimit të aeroportit të ri të Pekinit dhe të organizimit së bashku me Hebein të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të vitit 2022, duke nxitur zhvillimin e përbashkët dhe integrimin e Pekinit, Tianjin-it dhe Hebeit. "Kjo është është rruga e duhur dhe duhet të ngulim këmbë për zbatimin e masterplanit", u shpreh ai.

Cai Chi shtoi po ashtu se Plani i Përgjithshëm i Pekinit është bazë për zhvillimin urban dhe për menaxhimin e qytetit, prandaj duhet ndjekur me rreptësi. Bashkia e Pekinit duhet të monitorojë zbatimin e planit, të përcaktojë me hollësi objektivat dhe të luajë një rol strategjik, duke forcuar punët e kontrollit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore