Pekini në pikënisjen e re të historisë

2017-09-27 15:35:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:起点---[qǐ diǎn]---Pikënisje

Në shkurtin e vitit 2014, sekretari i përgjithshëm Xi Jinping bëri një inspektim në Pekin. Ai theksoi se si kryeqytet i Kinës, Pekini duhet të qartësojë më tej fokusin e vet strategjik, të ngulë këmbë në forcimin e funksioneve si qendër politike, kulturore, e shkëmbimeve ndërkombëtare dhe e risive teknologjike të mbarë vendit, për krijimin e një Pekini të rangut të lartë botëror dhe me standard të lartë jetese.

Zhongguancun është zona përfaqësuese e risisë teknologjike e Pekinit ku janë grumbulluar shumë ndërmarrje. Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit Sui Zhenjiang u shpreh se si pionieri i zbatimit të risisë, zona e Pekinit Zhongguancun po shpejton hapat e krijimit të qendrës së risisë teknologjike të mbarë Kinës.

Mësohet se në vitin 2016, Pekini shpenzoi 150 miliardë juanë për nxitjen e novacionit, shifër kjo që zuri 6% të GDP-së së kryeqytetit. Kjo shifër zuri vendin e parë në nivel kombëtar dhe gjithashtu është më e lartë se niveli mesatar i vendeve të zhvilluara. Pekini vijon të ruaj pozicionin e tij novator.

Teknologjia drejton gjithmonë zhvillimin dhe kultura është baza e të gjithave. Sekretari Xi vuri në dukje se kultura historike është shpirti i një qyteti dhe se duhet ta çmojmë jetën tonë. Gjatë pesë vjetëve të fundit, nëpërmjet shumë rregullimeve, themelet e pasura historike e kulturore të Pekinit kanë hyrë në një kapitull të ri.

Lagjet e vjetra, banesat e personazheve të njohura, qendra artistike etj, janë mirëmbajtur sipas metodave të reja dhe po tregohet më shumë përkujdes duke u bërë simbol i kryeqytetit kinez.

Sipas masterplanit të Pekinit për periudhën 2016-2030, kryeqyteti do të ndryshojë metodën e zhvillimit dhe do të nxisë aktivisht riformimin e funksioneve. Deri në vitin 2050, Pekini do të shndërrohet në një kryeqytet i nivelit të parë, ku banorët do të gëzojnë një jetë të rehatshme dhe me standard të lartë. (Vera) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore