Fujian, dritare e re bashkëpunimit me rajonin e Tajvanit

2017-09-26 14:36:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim

Në fillim të vitit 2014, sekretari i përgjithshëm i PKK-së, Xi Jinping inspektoi distriktin Pingtan të provincës Fujian. Ai vuri në dukje se kjo zonë pilot shërben si një dritare bashkëpunimi midis Fujian-it dhe rajonit të Tajvanit dhe gjithashtu me vendet e tjera të botës. Kjo zonë pilot ka si objektiv nxitjen e sektorit të shërbimeve dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e jetesës. Kjo zonë e vendosur në një prej ishujve po nxit zhvillimin e turizmit dhe po e kthen Pingtang-un në një ishull turistik. Përveç turizimit Pingtan-i përballet çdo vit me tajfune që arrijnë shkallën tetë.

Drejtori i Pyjeve në Pingtan, Lin Qingxing, kujton se kur sekretari Xi Jinping punonte për një kohë të gjatë në Pingtan, ishulli ishte i varfër. Ai i kushtoi shumë rëndësi luftës kundër varfërisë.

Vitet e fundit, nëpërmjet pyllizimit është zhvilluar sektori i prodhimit të energjisë nga era. Pyllëzimi ka ndikuar në uljen e shpejtësisë së erës së tajfunit dhe ka ndihmuar për shtimin e biodiversitetit. Në të njëjtën kohë edhe infrastruktura si dhe mjedisi tregtar janë përmirësuar ndjeshëm.

Ish-nëndrejtori i zonës pilot të Pingtanit, Zhuo Huabin, kujtoi se pasi sekretari i përgjithshëm Xi Jinping u rikthye në Pingtan për inspektim, ai e quajti këtë ishull si një krijimtari të vendit që duhet të promovohet vazhdimisht. Para se të largohej, ai përmendi se shansin e zhvillimit të Pintanit është shumë i çmuar dhe duhet të kapet, e së dyti ky shans duhet të rritet ashtu siç kultivohet një pemë e fortë.

Në gushtin e 2016-s, me miratimin e Këshillit të Shtetit të Kinës mbi projektin e ndërtimit të turizmit ndërkombëtar ishullor në Pingtan, këtu u bë e vetmja zonë pilot që mbante tre funksione, zona pilot, zona tregtare dhe ishulli turistik ndërkombëtar.

Pingtani është ishull më i afërt i pjesës kontinentale me ishullin e Tajvanit, Hsinchu vetëm 60 milje larg. Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping theksoi në inspektim se zona pilot e Pingtanit është "dritare bashkëpunimi midis Fujian-t dhe rajonit të Tajvanin, por edhe dritarja e vendit për hapjen me botën e jashtme". Në mënyrë që të tërheqë talente nga rajoni i Tajvanit për novacionin dhe sipërmarrjen Pingtani ka vendosur politika preferenciale për ndërmarrjeve dhe sipërmarrësit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore