Qian Hai, një tablo e re e reformës dhe e hapjes së Kinës

2017-09-25 14:27:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:变化---[biàn huà]---Ndryshim

Pas Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, Komiteti Qendror i PKK-së me në krye Xi Jinping iu përkushtua me vendosmëri thellimit të reformave. Për të udhëhequr vendin në një fazë të re zhvillimi, partia është fokusuar tek çështjet shoqërore me karakteristika kineze.

Në qendër të parkut Lianhua shan të qytetit Shenzhen ndodhet një statujë e Deng Xiaoping-ut, i cili udhëhoqi procesin e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme. Kjo politikë, jo vetëm solli lulëzimin ekonomik të vendit, por gjithashtu zhveshi petkun e "Kinës misterioze", duke ndryshuar jetën e shumë banorëve.

Pak më tutje ndodhet një pemë e mbjellë nga sekretari i përgjithshëm Xi Jinping në vitin 2012.

Në dhjetor të vitit 2012, pasi u zgjidh si sekretari i përgjithshëm i Partisë, inspektimi i tij i parë u bë në Shenzhen. Duke përkujtuar atë kohë, ish-sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Shenzhenit, 92-vjeçari Li Hao, që u ftua në shoqërimin për inspektimin e Xi Jinping-ut tha se sekretari i përgjithshëm Xi Jinping i kushton shumë rëndësi zhvillimit të Shenzhenit. Ai bëri një inspektim në detaje dhe jo një inspektim sipërfaqësor.

Pas një zhvillimi prej mbi 30 vjetësh, reforma e Shenzhenit hyri në fazën e përparuar, duke kërkuar gjetjen e një forcë të re nxitëse.

Qian Hai, kjo zonë e vogël me një sipërfaqje prej 15 kilometrash katrorë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Si platforma e re e reformës dhe e hapjes në vend, Qian Hai synon tre strategji, bashkëpunimin me rajonin e Hong-Kongut, testimin e një zone të Tregtisë së Lirë dhe pjesëmarrjen në Nismën "Një brez, një rrugë". Përgjegjësi i kësaj zone Zheng HongJie është i mendimit se projektimi i politikës është më i rëndësishëm se GDP-ja, zhvillimi i reformës me standarde të larta u bë një sifidë e madhe.

Qian Hai u ndërtua për vetëm 5 vjet. Këtu u formuar korniza e re administrative qeveritare e tregtisë si dhe u krijua qendra e tregtimit të aksioneve në bursë, duke mundësuar kreditimin në RMB.

Sipas të dhënave, numri i ndërmarrjeve të reja të qytetit Qian Hai u rrit nga 299 të vitit 2012 në 42 mijë të vitit 2016, një rritje prej 130 përq ind, si dhe u rrit shfrytëzimi i investimeve të huaja nga 16 milionë dollarë në vitin 2012 në 3.8 miliardë dollarë.

Sot Qian Hai është simboli i ri i hapjes dhe i reformës së Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore