Kina arrin objektin për ndalimin e zgjerimit të shkretëtirëzimit të tokës

2017-09-12 20:48:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:荒漠---[huāng mò]---Shkretëtirë

Mbledhja e 13-të e vendeve nënshkruese të Konventës Kundër Shkretëtirëzimit të OKB-së (UNCCD) u hap të hënën në Ordos të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi, duke vënë në dukje se Kina do të zbatojë me vendosmëri detyrat e përcaktuar nga Konventa dhe do të shtojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare, për të ndërtuar një botë më të bukur.

Tema e takimit është "Parandalimi i përbashkët i shkretëtirëzimit, veprimi i përbashkët në favor të njerëzimit".

Misioni kryesor është zbatimi i programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm, hartimi i kornizës së re strategjike të Konventës, konfirmimi i ndalimit të zgjerimit të mëtejshëm të shkretëtirëzimit dhe mbledhja e fondeve mbështetëse.

Në ceremoninë e hapjes, me anë të një mesazhi, presidenti Xi Jinping vuri në dukje se shkretëtirëzimi i tokës është një problemi i rëndësishëm ekologjik që ndikon në mbijetesën dhe zhvillimin e njerëzimit. Parandalimi i këtij fenomeni sipas tij, është një sfidë e përbashkët dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t'i bashkojë duart ndaj këtij fenomeni.

"Ne duhet të përhapim konceptin e mbrojtjes së natyrës, duhet të këmbëngulim dhe të jemi besimplotë te një e ardhme ekologjike si dhe të hartojmë një kornizë të re strategjike me synim të qartë, për të nxitur menaxhimin global të sistemit ekologjik dhe për të favorizuar të gjithë popujt. Kina do të zbatojë në mënyrë të vendosur detyrat e UNCCD-së. Kina do t'i zbatojë me seriozitet premtimet e bëra në samitin e zhvillimit të OKB-së në vitin 2015," thotë në mesazhin e tij kreu kinez.

Shkretëtirëzimi i tokës është quajtur ndryshe dhe si kanceri i tokës, pasi është një problem i vështirë mjedisor.

Sekretarja e Konventës Kundër Shkretëtirëzimit të OKB-së (UNCCD-së), Monique Barbut u shpreh që në mbarë botën, toka e punueshme bujqësore po zvogëlohet me 20% në vit. Në 18 muajt e kaluar, 20 vendet kanë shpallur gjendjen urgjente të thatësirës.

Në vitin 2017, 810 milionë njerëz kërkuan ndihma ushqimore dhe shkaqet janë thatësira e konfliktet rajonale. Zonja Barbut vuri në dukje se Kina ka ofruar eksperiencë shumë të mira për parandalimin e fenomenit të shkretëtirëzimit në mbarë botën.

Kina është një nga vendet me sipërfaqen më të madhe të shkretëtirës dhe popullsinë më të madhe të prekur nga ky fenomen. Sipas të dhënave përkatëse, në Kinë ka tetë shkretëtira dhe katër toka ranore, të cilat zënë afro një të pestën e sipërfaqes totale të vendit.

Kina po e lufton vazhdimisht këtë gjendje të vështirë dhe ka qenen aktive që nga viti 1994, duke u bërë dhe një vend nismëtar i Konventës. Në vitin 2001, Kina miratoi ligjin kombëtar për parandalimin dhe menaxhimin e tokës ranore, duke shënuar rezultate të dukshme në procesin parandalimit.

Zv./drejtori i Administratës Shtetërore të Pylltarisë të Kinës, Liu Dongsheng u shpreh se tani Kina ka realizuar synimin e saj për ndalimin e zgjerimit të fenomenit të shkretëtirëzimit të tokës. (Jiang Lei)

Mrekulli