Investimet kineze i ngrenë vlerën portit të Xhibutit

2017-09-11 17:39:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:枢纽---[shū niǔ]---Nyjë

Vendi i Afrikës Verilindore, Xhibuti ndodhet në bregun perëndimor të gjirit të Adenit. Aty kalon kanali kryesor që lidh Azinë, Afrikën dhe Europën si dhe vendi kyç i linjave kryesore të lundrimit ndërkombëtar. Krahas këtyre, Xhibuti është tani edhe një nyjë e rëndësishme e "Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të".

Tani, me hyrjen e investimeve kineze në këtë vend dhe përdorimi i portit Doraleh të ndërtuar dhe bashkëmenaxhuar nga kinezët, niveli i transportit dhe vlera e Xhibutit si nyjë e transportit është rritur në mënyrë të dukshme.

Porti Doraleh ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Xhibutit. Projekti i fazës së parë filloi në gusht të vitit 2014 dhe përfundoi në prill të vitit 2017. Sipas planifikimit, tonazhi i këtij porti është 7080 mijë tonë në vit me 200 mijë kontejnerë standardë.

Ndërkohë, ky port është pika fundore dhe terminali detar i linjës hekurudhore nga kryeqyteti i Etiopisë, Āddīs Ābebā deri në Xhibuti. Ky projekt ndërtimi është bashkëfinancuar nga kompania Merchant INT dhe Xhibuti.

Zv./kryemenaxhri i kompanisë së ndërtimit të inxhinierisë civile të Kinës (CCECC), Niu Zengxiang ka marrë pjesë në zgjedhjen vendndodhjes dhe ndërtimin e portit. Ai thotë se ndërtimi i këtij porti ka një rëndësi të madhe për rritjen e aftësisë së transportit të Xhibutit. Krahas kësaj, ky projekt mund të zgjerohet më tej, që është në të mirë të zhvillimit të ardhshëm dhe luan rol të dukshëm për nxitjen e ekonomisë lokale.

Në janar të vitit 2013, kompania Merchant INT mori leje për pjesëmarrjen në ndryshimin e modelit të menaxhimit në portin e Xhibutit, duke krijuar një kompani të përbashkët me autoritetet lokale. Merchant INT mban 23.5% të aksioneve të kompanisë. Më pas, të dyja palët kanë nisur bashkëndërtimin e portit Doraleh me financim prej 580 milionë dollarë amerikanë. Financimi i këtij projekti është mbështetur nga Banka e Import-Eksportit e Kinës me një kredi favorizuese.

Tani, në portin Doraleh ka biznese të shumta. Si pikëtakimi i vetëm me det i Etiopisë, porti i Xhibutit, bashkë me linjën hekurudhore Adis Abeba-Xhibuti, do të ofrojë shërbime më efikase për vendet e rajonit dhe Xhibutin dhe do të bëhet qendra e lundrimit në Afrikën Verilindore.

Në ekonominë e Xhibutit, të ardhurat nga porti zënë 80% dhe nga porti Doraleh 50%. Për këtë arsye, ky është një projekt i madh dhe një pjesë kyçe e ekonomisë kombëtare të Xhibutit. Ky projekt mund të nxitë zhvillimin e sektorit të logjistikës, të transportit, tregtinë e lirë dhe agjentët e anijeve. Ky në fakt është një projekt gjithëpërfshirës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore