Kinë, rritje e rezervave valutore të huaj në 7 muaj radhazi

2017-09-08 17:32:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 储备--[chǔ bèi]---rezervë

Sipas të dhënave të publikuar nga Banka Qendrore e Kinës të enjten, në fundin e gushtit rezerva valutore e Kinës është afro 3.09 trilionë dollarë, duke u rritur me 10.8 milardë dollarë, në krahasim me fundin e korrikut, me një rritje në 7 muaj radhazi, më e larta qysh nga qershori i vitit 2014. Analistët janë të mendimit se duhet zhvilluar reforma strukturore për të ruajtur efikasitetin dhe një rol më të mirë të rezervës valutore, në mënyrë që në të ardhshmen ajo të jetë e stabilizuar.

Sivjet ekonomia e Kinës ka treguar stabiliteti, përmes thellimit të reformës së strukturës, rritjes së qëndrueshmërisë makro-ekonomike dhe të tregut financiar ndërkombëtar. Ndërkohë fluksi i kapitalit ndërkufitar të Kinës është përmirësuar, kërkesa për valutë e tregut është e balancuar dhe kursi i RMB- vlerësohet po ashtu i qëndrueshëm.

Përgjegjësi i Adiministratës Valutore të Kinës u shpreh se në gusht, fluksi i kapitalit ndërkufitar të Kinës dhe kërkesa e tregut të valutës së huaj kanë patur tregues të balancuar, ndërsa rritja e çmimeve të pasurive të patundëshme ka nxitur rritjen e rezervës së valutës së huaj.

Lidhur me prirjen e rezervës së valutës së huaj në 6 mujorin e ardhshëm të vitit, drejtori i Institutit të Studimit të Investimeve të Valutës së Huaj Tan Yaling tha se në të ardhmen, valuta e huaj e Kinës do të jetë e stabilizuar.

"Prirja e rezervës së valutës së huaj në të ardhmen do të jetë afërsisht si në gjendjen e tanishme, por kjo varet nga zhvlerësimi i dollarit dhe vlerësimi i monedhës kineze RMB ", tha Tan.

 Ndër të tjera Tan tha se në kushtet e nxitjes së vazhdueshme të reformës së strukturës në krahun e ofertës, faktorëve pozitivë, që mbështetin rritjen e ekonomisë, gjendja e ekonomisë kineze pritet të ketë stabilitet. Me thellimin e reformës në fushën e financës dhe hapjen e saj me jashtë, në të ardhmen baza e përgjithshme e fluksit të kapitalit ndërkufitar të Kinës do të jetë më e fortë, si dhe do të nxitë më tej rritjen e rezertvës valutore të huaj. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore