BE:Kontroll i emigrantëve të paligjshëm

2017-09-07 17:18:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:控制---[kòng zhì]---Kontroll

Komisioni Europian deklaroi se numri i emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë nëpërmjet Greqisë dhe Italisë është ulur dukshëm, ndërsa është rritur numri i emigrantëve të strehuar. Në deklaratë thuhet se BE-ja ka bërë përparim të madh për përballimin e fluksit të emigrantëve të paligjishëm. Ndërkohë Gjykata Europiane e Drejtësisë hodhi poshtë kërkesën e Hungarisë dhe Sllovakisë për mosshpërndarjen e refugjatëve dhe miratoi planin për shpërndarjen e tyre , një projektligj i miratuar në shtator të vitit 2015. Kjo tregon se BE-ja po përballon shumë sfida mbi strehimin e emigrantëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, kriza e refugjatëve dhe emigrantëve ka shënuar progres në 4 drejtime. Së pari, është ulur dukshëm numri i emigrantëve të paligjishëm dhe refugjatëve, të futur në Europë përmes Italisë dhe Greqisë. Numri i emigrantëve të paligjishëm në gusht të këtij viti në Itali, u ul 81% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Greqi, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë gjarë verës u rrit, por numri i përgjithshëm i tyre ra 97%. Shifrat tregojnë se marrëveshja për çeshtjen e refugjatëve dhe emigrantëve e arritur në qershor të vitit të kaluar mes BE-së dhe Turqisë ka patur rezultat.

Së dyti, çeshtja e ristrehimit të emigrantëve është përmirësuar. Komisioneri Europian për çeshtjet e emigracionit, Dimitris Avramopoulos tha se: " Qysh nga korriku i vitit 2015, BE-ja ka ristrehur 22.5 mijë emigrantë, jo vetëm të ardhur nga Turqia, por dhe nga Libani, Jordania dhe vende të tjera. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i emgrantëve të strehur u shtua shumë, çka tregon suksesin e përpjekjeve të përbashkta të BE-së."

Së treti BE-ja ka përparuar lidhur me mbi kontrollin e kufijve.Agjencia e Gardës Kufitare dhe Rojes Bregdetare u themelua në tetor të vitit të kaluar dhe ka ndihmuar Spanjën të zhvillojë veprimtarinë kundër fluiksit të emigrantëve të paligjshëm në perëndimin e Mesdheut. Ndërkohë, nga fillimi i këtij viti rreth 8600 emigrantë të paligjshëm u u riatdhesuan.

Së kartërti, BE-ja dhe vendet afrikane si Guinea, Gambia, etj kanë bashkëpunuar për të marrë masa në kontrollin e trafikut të paligjshëm të refugjatëve dhe emigrantëve. Tani numri i emigrantëve të paligjshëm nëpërmjet Mesdheut është pakësuar ndjeshëm dhe është ulur numri i viktimave të këtij trafiku.

Plani i ristrehimit të emigrantëve shkaktoi mosmarrëveshje brenda BE-së. Çekia, Hungaria dhe Polonia kanë refuzuar pjesmarrjen në këtë plan, madje qeveria hungareze dhe ajo sllovake e paditën atë pranë Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me arësyen se plani u miratua pa votat e të gjitha vendeve anëtare, ndaj është i paligjshëm.

Komisioneri Avramopoulos i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së të bëjnë përpjekje së bashku, për të nxitur suksesin e planit për krizën e refugjatëve dhe për të caktuar shpërndarjen detyrave mes vendeve anëtare. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore