Modeli "BRICS+" do të forcojë bashkëpunimin aktual

2017-09-06 18:02:46 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 模式---[mó shì]---Model

Dialogu midis vendeve në zhvillim dhe tregjeve të reja u zhvillua të martën në Xiamen të Kinës, me pjesmarrjen e 5 liderëve të vendeve anëtare të BRICS-it dhe homologëve të tyre nga vendet e tjera në zhvillim si Egjipti, Meksika, Taxhikistani, Guinea, Tajlanda etj,. Analistët e komentuan dialogun se përveç bashkëpunimit brenda sistemit të BRICS-it, vendet anëtare të tij duhet të forcojnë dialogun dhe me vende të tjera në zhvillim. Në këtë formë modeli "BRICS+" do të sjellë përfitime nga bashkëpunimi mes vendeve në zhvillim në mbarë botën.

Zv-kryetari i Qendrës së Studimit të Tregut Ndërkombëtar, pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës Bai Ming u shpreh se: "sistemi i bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it është i hapur. 5 vendet anëtare duhet të mbajnë një qëndrim të njëzëshëm me vendet e zhvilluara, duke i përfaqësuar ato. Unë mendoj se zhvillimi i vendeve të BRICS-it duhet të zgjerohet, përmes forcimit të dialogut me vende të tjera në zhvillim, ndaj do të shtohet e drejta e shprehjes dhe përfaqësimi i BRICS-it do të bëhet më i fortë" , tha analisti kinez.

Drejtori i Qendrës së Bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it, pranë Universitetit Normal të Pekinit, Wang Lei shprehet se modeli "BRICS+" u përcaktua nga konotacioni i vendeve të BRICS-it, sistemi i bashkëpunimit të BRICS-it përfaqëson interesa të vendeve në zhvillim dhe të tregjeve të reja, ndaj edhe modeli i bashkëpunimit "BRICS+" lidhet ngushtësisht me vetë zhvillimin e BRICS-it.

Wang Lei u shpreh se ndërtimi i sistemit ishte një temë e rëndisishme e takimit të Xiamenit. Paraqitja e modelit "BRICS+" është e nevojshme dhe e pashmangshme. Ndërkohë, pritet që ky model të luajë një rol të rëndësishëm në shtimin e partneritetit mes vendeve të BRICS-it.

Në Samit, presidenti i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se nisma "Një Brez, Një Rrugë", e paraqitur nga pala kineze, është në përputhje me Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Bai Ming mendon se gjatë rrugës së zbatimit të nimës "Një Brez, Një Rrugë", vendet e BRICS-it mund të luajnë një rol më të madh. Nisma "Një Brez, Një Rrugë" i përket shumë vendeve në zhvillim, ndaj me udhëheqjen e 5 vendeve të BRICS-it, si dhe dukeu lidhur me Axhendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, të gjitha vendet në zhvillim mund të përfitojnë prej saj. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore