Bashkëpunimi real forcoi potencialin ekonomik të vendeve të BRICS-it

2017-09-05 16:21:49 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 建议---[jiàn yì]---Sugjerim

Takimi i 9-të të liderëve të vendeve të BRICS-it u mbajt në Xiamen të Kinës. Fjala e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe "Deklarata e Xiamenit" e miratuar në përfundim të Samitit ishin në fokus të vemendjes botërore. Sipas analistëve, presidenti Xi ka paraqitur sugjerime konkrete për fillimin e "10 vjeçarit të artë " të ardhshëm, me synim bashkëpunimin konkret që do të forcojë potencialin ekonomik të vendeve të BRICS-it, duke marrë pjesë aktivisht në qeversjen globale.

Zvdrejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, Guo Xiangang tha se bashkëpunimi real ekonomik është një faktor i rëndësishëm, që vendet e BRICS-it arritën një zhvillim të shpejtë gjatë 10 vjeçarit të parë. Presidenti Xi theksoi se zhvillimi i BRICS-it lidhet me zgjedhjen e rrugës së përshtatshme, në të cilën çdo vend duhet të respektojë dhe ndihmojë tjetrin, ndaj përvoja e bashkëpunimit real duhet të vazhdojë mes vendeve të BRICS-it në 10 vjetët e ardhshëm.

Zv-dekani i Institutit të Financës Chongyang, pranë Universitetit Remin Wang Wen u shpreh se në deklaratën e Samitit thuhet se bashkëpunimi në fushën e investimeve në tregti do të kontribuojë në forcimin e potencialit ekonomik të vendeve të BRICS-it.

"Potenciali i BRICS-it është më rëndësi, ashtu si dhe investimet në tregti. Së pari vlera e investimeve reciproke mes vendeve anëtare është ende e ulët, vetëm 6% prej 5 vendeve. Vëllimi i tregtisë së jashtme mes 5 vendeve anëtare të BRICS_it që afro 6% . Kjo përqindje nuk përputhet me vlerën e përgjithshme të investimeve të 5 vendeve të BRICS-it dhe as me numrin e popullsisë së tyre. Realisht ka potencial të pazbuluar, i cili duhet të zhvillohet më tej nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik të vendeve të BRICS-it ."  

Në takimin e të hënës me liderët pjesmarrës, presidenti Xi Jinping vuri në dukje se 5 vendet e BRICS-it duhet të marrën pjesë në zgjidhjen e çeshtjeve me rëndësi globale, të mbrojnë interesat e përshkëta të vendeve. Lidhur me këtë Guo Xiangang u shpreh se gjatë 10 vjetëve të parë të bashkëpunimit të BRICS-it, kooperimi ekonomik ishte kryesori , së bashku me thirrjet për paqe dhe siguri e rend ndërkombëtar. Nëse vendet e BRICS-it dëshirojnë të vazhdojnë zhvillimin e ekonomisë, ato duhet të përqëndrohen në krijimin e një mjedisi të sigurt për investime.

Presidenti Xi propozoi në Samit forcimin e shkëmbimeve njerëzore, që përbën një pikë të rëndësishme përveç bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë. Wang Wen mendoi se fjalimi i presidentit Xi dhe "Deklarata e Xiamenit" janë shumë të rëndësishme në situatën aktuale të vendeve të BRICS-it. Nëse vendet e BRICS-it do të vazhdojnë të mbajnë drejtimin e zhvillimit të paraqitur në takim, në 10 vjeçarin e dytë niveli i bashkëpunimit të tyre do të jetë edhe më i lartë . (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore