Shpirti i BRICS-it frymëzues për zhvillimin në dekadën e ardhshme

2017-09-04 16:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 金砖---[ jīn zhuān]---BRICS

Të dielën pasdite, presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit industrial-tregtar të vendeve të BRICS-it, ku mbajti fjalën e rastit. Analistët theksuan se fjalimi i presidentit Xi ka themeluar bazën e zhvillimit të 10 vjetëve të ardhshëm të vendeve të BRICS-it, duke shtuar se bashkëpunimi midis vendeve të BRICS-it do të zhvillohet më tej.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it, pranë Universitetit Normal të Pekinit Wang Lei tha se se qysh nga viti 2010, Forumi industrial-tregtar i vendeve të BRICS-it është bërë një platformë e rëndësishme e shkëmbimit reciprok të ndërmarjeve, të vendeve të BRICS-it dhe i nxitjes së bashkëpunimit të BRICS-it, duke ndihmuar efektivisht pjesmarrjen e kompanive të çdo vendinë këtë kornizë bashkëpunimi.

Duke iu referuar bilancit të dekadës së kaluar të bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it, presidenti i Xi Jinping nuk shmangu vështirësitë e përballuara nga vendet e BRICS-it. Lidhur me këtë profesorja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Chen Fengying u shpreh se kohën e fundit, zëri i BRICS-it" është shfaqur më shpesh në komunitetin ndërkombëtar. Me rastin e 10-vjetorit të dytë të BRICS-it, presidenti Xi Jinping shprehu një qëndrim të fortë, për përballimin e vështirësive, si dhe besim të fortë për të ardhmen. Këto çeshtje do të trajtohen gjatë forumit, tha ajo.

Gjatë fjalimit, presidenti Xi Jinping u shpreh se Kina do të thellojë reformën, së bashku me vendet e BRICS-it. Analisti Wang Lei nënvizoi se fjalimi i presidentit Xi tregon se mjedisi i jashtëm nuk do të ndikojë bashkëpunimin mes vendeve të BRICS-it, nuk do të ndryshojë pjesmarrjen e 5 vendeve në qeverisjen globale. Përshirë Kinën, vendet e BRICS-it, që ndodhën në fazën e zhvillimit dhe reformës, do të zgjidhin ndikimin e faktorëve të jashtëm.

Presidenti Xi Jinping paraqiti 4 objektiva për dekadën e ardhëshme. Së pari, themelimi i bashkëpunimit të BRICS-it për të shtuar energjinë e zhvillimit të ekonomisë së 5 vendeve. Së dyti, çdo vend i BRICS-it duhet të ruajë paqen botërore. Së treti, roli i BRICS-it, në përmirësimin e kontrollit të ekonomisë globale. Së katërti, rritja e ndikimit të BRICS-it dhe themelimi i marrëdhënieve të partneritetit.

Lidhur me këto 4 objektiva, profesorja Chen Fengying tha se drejtimi i zhvillimit të ardhshëm të bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it i përfshin këto 4 objektiva. Forumi i BRICS-it pati një përmbajtje të pasur dhe fjalimi i presidenti Xi është shumë i kuptueshëm, pasi caktoi drejtimin e zhvillimit të BRICS-it në 10 vitet e ardhshëm, ndërsa do të zhvillohet më tej bashkëpunimi në kuadër të BRICS-it , tha ajo. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore