Banka e Zhvillimit BRICS, mbështetësja e bashkëpunimit të vendeve BRICS

2017-08-22 18:36:57 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:经济---[jīng jì]---Ekonomi

Takimi i 9-të i liderëve të vendeve të BRICS-it do të zhvillohet në shtator në Xiamen, qytetin juglindor të Kinës. Lidhur me këtë takim, ekonomistja kineze Chen Fengying tha se vendet e BRICS-it, që plotësojnë njëri-tjetrin në kapacitetin prodhues, duhet të shtojnë bashkëpunimin, duke shfrytëzuar rolin e Bankës së Zhvillimit BRICS dhe të bankave të tjera shumëpalëshe dhe duke kërkuar modelin e financimit "PPP", që do të thotë parteneriteti-publik-privat.

Nga të dhënat statistikore del se sipas barazisë së forcës së blerjes, gjatë viteve 2006-2015, përqindja e PBB-së së vendeve BRICS kundrejt asaj të mbarë globit u ngrit nga 22.9% në 30.7% dhe këto vende kanë kontribuar 52% të rritjes së ekonomisë globale. Por vitet e fundit, ndër vendet BRICS duket diferenca në rritjen ekonomike dhe Rusia, Brazili e Afrika e Jugut, që mbështeten te burimet natyrore, kanë pasur rënie në rritjen ekonomike. Duke folur për këtë, ekonomistja Chen Fengying, njëherësh ish-drejtorja e Institutit Kërkimor të Ekonomisë Botërore pranë Institutit Kërkimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Moderne të Kinës u shpreh të hënën se diferenca ekonomike është një prirje dhe mund të krijojë hapësirë për bashkëpunimin në kapacitetin prodhues.

"Kemi mundësi të madhe të plotësojmë njëri-tjetrin në kapacitetin prodhues. Përshembull në disa vende me rritje të ulët ekonomike mungon manifaktura industriale, ose quhet industria e dytë dhe në këtë drejtim Kina ka kapacitet të tepërt prodhues. Bashkëpunimi në kapacitetin prodhues mishërohet edhe në samitin e Xiamenit, d.m.th. forcimi i bashkëpunimit në degën e shërbimit, lehtësimi i investimeve dhe forcimi i teknologjive."

Banka e Zhvillimit BRICS u krijua në korrik të vitit 2015 dhe synon nxitjen e bashkëpunimit të vendeve BRICS në kapacitetin prodhues si dhe procesit të industrializmit e përshkallëzimin e ekonomisë të vendeve anëtare, nëpërmjet mbështetjes monetare. Kjo bankë me selinë në Shangai, u iniciua nga 5 vendet BRICS dhe kapitalet fillestare janë prej 100 miliardë dollarësh amerikanë, të ofruar mesarisht nga 5 anëtarët themelues. Qysh nga viti i kaluar, kjo bankë filloi miratimin e kredive dhe u dha kredi prej 1.5 miliardë dollarësh amerikanë 7 objekteve. Kështu vendet me infrastrukturë relativisht të prapambetur do të fillojnë bashkëpunimin e kapacitetin prodhues pas marrjes së kredive. Chen Fengying është e mendimit se Banka e Zhvillimit BRICS simbolizon bashkëpunimin real të vendeve BRICS dhe duhet ta shfrytëzojnë më tej rolin e saj.

"Banka e Zhvillimit BRICS është një nga përfaqësuesit e sistemimit ekonomik të globit dhe gjithashtu baza e bashkëpunimit të vendeve BRICS në rrugën e novacionit. Gjatë 10 vjetë pas krijimit, BRICS-i ka ndjekur një rrugë nga virtual në real dhe një nga simbolet e kësaj rruge është Banka e Zhvillimit BRICS, e cila është objekti real."

Ekonomistja kineze propozoi gjithashtu se krahas instituteve financiare ashtu si Banka e Zhvillimit BRICS, bashkëpunimi midis vendeve BRICS në kapacitetin prodhues mund të mbështetet te modeli PPP për financim. "Në të pesë vendet BRICS ka kapitale të plota private, të cilat do të kenë potencial të madh." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore