Turqia kërcënon me mosfrenimin e refugjatëve

2017-08-18 17:44:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:难民---[nán mín]---Refugjat

Kryediplomati turk Mevlut Cavusoglu u shpreh ditët e fundit se nëse Bashkimi Europian nuk plotëson kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e refugjatëve, Turqia nuk do të ndalojë flukset e refugjatëve drejt Europës. Lidhur me këtë, analistët shprehën dyshime për efektin e paralajmërimit të palës turke.

Në një intervistë për mediat vendëse, Cavusoglu tha se nëse nuk ndalin refugjatët, Deti Egje do të bëhet përsëri rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm. Deri tani, Turqia ka strehuar 3.6 milionë refugjatë nga vendet në konflikt.

Në marsin e vitit të kaluar, Turqia dhe Bashkimit Europian nënshkruan një marrëveshje, ku Turqia pranoi të strehojë refugjatët e kthyer nga vendet europiane, me kusht rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit dhe hyrjen pa vizë të shtetasve turq në hapësirën Shengen.

Kohët e fundit, disa funksionarë të lartë të qeverisë turke, duke përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdogan i kanë bërë thirrje Brukselit të përmbushë premtimin për udhëtim pa vizë të shtetasve turq, përndryshe, Turqia do të ndalë zbatimin e marrëveshjes për refugjatët.

Bashkimi Europian e ka të pamundur të lejojë udhëtimin pa vizë të shtetasve turq në hapësirën Shengen, sepse pala turke duhet të plotësojë shumë kritere në fushat si sigurisë së dokumentave, kontrollit të emigrantëve, sigurisë publike dhe strehimit të emigrantëve të paligjshëm. Ndonëse Turqia ka plotësuar shumicën e kushteve, ajo nuk ka arritur pritshmërinë e BE-së në rishikimin e ligjit anti-terrorist. Ankaraja zyrtare theksoi se rishikimi i ligjit anti-terrorist nuk është në favor të goditjes kundër terrorizmit.

Studiuesi Faruk Logoglu që ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë i tha Radios së Jashtme të Kinës se Turqia nuk do të tërhiqet lehtë nga zbatimi i marrëveshjes, sepse kjo do të shkaktojë krizë diplomatike me BE-në, por edhe do të humbasë fondacionet e posaçme të Unionit.

Sipas marrëveshjes, Bashkimi Europian duhet t'i japë palës turke 3 miliardë euro para fundit të këtij viti për strehimin e refugjatëve sirianë. Deri tani është kryer vetëm transferimi i më pak se 1 miliard eurove.

Në vitin 1987 Turqia aplikoi për anëtarësim në Unionin Europian(BE i tanishëm) dhe në vitin 1999 fitoi statusin e vendit kandidat. Bisedimet për anëtarësimin e Turqisë filluan në vitin 2005, por me përparim të ngadaltë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore