Maqedonia shpreson forcimin e bashkëpunimit me Kinën

2017-08-17 17:05:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zùo]---Bashkëpunim

Sivjet është viti i medias brenda kornizës së mekanizmit të bashkëpunimit "16+1" mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e lindore. Maqedonia është një vend i përfshirë në këtë kornizë dhe zëvendëskordinatori për palën maqedonase Krum Efremov u shpreh se Maqedonia ka marrë pjesë aktivisht në nismat kineze "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmin e bashkëpunimit"16+1". Populli dhe qeveria maqedonase përkrahin zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën, tha ai.

"Dy projektet e autostradës maqedonase janë ndërmarrë nga kompanitë kineze, ndërsa qeveria maqedonase formoi dy grupe pune për kontakte me këto kompani dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Projektet e autostradës kanë rëndësi të madhe për qytetarët e Maqedonisë, pasi shkurtojnë kohën e transportit dhe forcojnë sigurinë e tij. Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kinës nxit zhvillimin e ekonomisë sonë dhe rrit mirëqenien e popullit maqedonas", tha Efremov

Krum Efremov vuri në dukje se shkëmbimet njerëzore kino-maqedonase ruajnë rol të madh për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh. Në shkurt të vitit 2015, në parlamentin e Maqedonisë u miratua"Ligji për Mjekësinë Plotësuese dhe Alternative", ku është përfshirë mjekësia tradicionale kineze në sistemin shëndetësor të Maqedonisë. Maqedonia ka shënuar një përparim të madh për përhapjen e mjekësisë kineze në Evropë.

"Mbështetja e popullit maqedonas për bashkëpunimin me palën kineze në fushat turistike, kulturore, arsimore, shëndetësore etj është shumë rëndësishme. Shpresojmë që midis Kinës dhe Maqedonisë të mundësohet heqja e vizave, gjë që do të rritë shkëmbimet njerëzore dypalëeshe." tha Efremov.

Sipas tij, Maqedonia shpresoi që me zbatimin e nismës kineze "Një brez, një rrugë", produktet maqesdonase do të hyjnë në tregun e Kinës.

"Shpresoj se mund të eksportojmë fillimisht produktet më konkurruese të Maqedonisë. Në Kinë ekziston një shprehje se 'ushqimi është me rëndësi të madhe për popullin". Ndaj mendojmë që fillimisht të eksportojmë më Kinë mish qëngji dhe verë. Miqtë kinezë mund ta njohin Maqedoninë edhe nëpërmjet këtyre produkteve."

Mrekulli
Lajmet Kryesore