FMN vlerëson reformat financiare të Kinës

2017-08-16 17:25:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:改革---[gǎi gé]---Reformë

FMN-ja jep parashikim pozitiv për rritjen ekonomike të Kinës. Sipas një raporti të publikuar të hënën nga kjo organizatë, Kina ka vijuar në rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm dhe reformat kanë shënuar progres në fusha të gjera. FMN-ja parashikon që ekonomia kineze të ruajënë 6.7% rritje vjetore, në vitin 2017. Në raport vlerësohen në veçanti përparimet e palës kineze në nxitjen e zhvillimit ekonomik drejt sektorëve të shërbimeve dhe të konsumit, duke arritur konkluzioinin që rritja e vrullshme dhe e qëndrueshme e ekonomisë së Kinës ka mbështetur kërkesat në tregun global.

Lidhur me këtë raport, James Daniel ndihmës i drejtorit të FMN-së për rajonin e Azi-Paqësorit dhe njëkohësisht përgjegjësi i projektit të kësaj organizate në Kinë u shpreh se ruajtja e rritjes së shpejtë ekonomike shkaktohet nga politikat e favorshme dhe reformat efektive.

"Kemi vënë re se reformat po zhvillohen në sfera të gjera, sidomos ulja e mbikapacitetit të prodhimit, rritja e transparencës së kredive të qeverive lokale dhe kontroll i rreziqeve financiare", u shpreh James Daniel.

FMN-ja propozon që Kina të kapë prirjen e rritjes ekonomike për të shpejtuar reformat në këto pesë fusha: nxitje e konsumit me shtim të shpenzimeve shoqërore dhe forcim të progresiit tatimor; shpejtim i reformave të ndërmarrjeve shtetërore me zgjerimin e uljes së mbikapacitetit të prodhimit me më shumë varësi te forca e tregut; ashpërsim i kontrollit; më shumë përkushtim për cilësinë, por jo shpejtësinë e rritjes;përsosje e kornizës politike për të mbrojtur rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike, afatmesme.

Në raportin e sivjetshëm vlerësohet sidomos veprimi i palës kineze për parandalimin e rreziqever financiare nëpërmjet shtrëngimit të kontrollit. Zv.Drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit të FMN-së, Markus Rodlauer tha se Kina ka nisur mbarë mbrojtjen e stabilitetitn financiar dhe duhet të vazhdojë të ndjekë këtë rrugë.

Përveç vlerësimit optimist, FMN-ja paralajmëron gjithashtu se megjithëse Kina ka shfaqur rritje të vrullshme në afat të shkurtër, duhet ti kushtojë vëmendje rreziqeve të mundshme afatmesme nga shtimi i borxheve.

Sipas nenit 4 të Marrëveshjes së FMN-së, kjo organizatë dërgon çdo vit ekspertë në ekonomitë anëtare për të bërë hulumtime. Rezultatet do t'u shpërndahen anëtarëve dhe mbi to do të zhvillohen diskutime në bordin ekzekutiv të FMN-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore