Spitalet private zënë afron 60% të sistemit spitalor në Kinë

2017-08-11 17:26:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:医院---[yī yuàn]---Spital

Kina është një vend me popullsi të madhe, ku kërkesat për shërbim spitalor janë shumë të mëdha, po kështu dhe potencialet e investimeve në këtë sektor janë të mëdha. Sipas të dhënave më të reja nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar, deri në fund të prillit të vitit 2017, në Kinë ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 16 mijë spitale private, të cilat zënë 57.2% të numrit të përgjithshëm të spitaleve në vend. Nga viti 2011 deri tani, u shënuar një rritje 100% e numrit të spitaleve private.

Kreu i këtij komisioni u shpreh se do të vazhdojë nxitja e reformës në sistemin shëndetësor, do të lehtësohen procedurat e miratimit, si dhe të mbikëqyrjes së veprimtarisë së spitaleve, me synim shërbime më cilësore dhe krijim i një mjedisi të favorshëm për investime në shëndetësi.

Gjatë një konference për shtyp të enjten, zv-drejtori i Politikave Shëndetësore pranë Administratës Shëndetësore, Jiao Yahui vlerësoi ecurinë e reformës shëndetësore.

" Aktualisht reforma shëndetësore ka përmirësim të dukshëm, pasi është shtuar numri i investimeve dhe pjesmarrja në modelin e zhvillimit. Deri në fund të prillit të këtij viti, u shënuan afro 444 mijë klinika mjekësore me investim privat, 16.9 mijë spitale me investim privat, të cilat përbëjnë 57.2% të numrit të përgjithshëm të spitaleve në vend. Nga viti 2011 deri tani, numri i spitaleve publike nuk ka ndryshuar, por rritja e numrit të spitaleve private i bën ato nxitëse të zhvillimit të shërbimit shëndetësor në mbarë vendin", tha ai.

Inspektori i Drejtorisë Ligjore të Komisionit Kombëtar të Shëndetsisë dhe të Planifikimit Familjar, Gong Xiangguang foli për prezantimin nga ky Komision të dokumentit "Për thellimin e reformës në shëndetësi dhe nxitjen e investimeve në këtë sektor", ku sipas tij janë nxitur 10 masa të rëndësishme të reformës shëndetësore, përfshirë lehtësimin në 70% të investimeve të huaja në 70% etj.

"Sektorët e niveleve të ndryshme të shëndetësisë duhet të mbikqyrin zbatimin e politikave përkatëse në veprimtarinë e spitaleve, duke nxitur zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të pensioneve. Do të ngrihet më tej niveli i hapjes në fushën e shëndetësisë. Organizmat shëndetësore, kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë bashkë me palën kineze për hapjen e një klinike apo spitali, mund ta kalojnë kufizimin e aksioneve prej 70%, të parashikuar më parë në fushën e investimeve në shëndetësi."

Mrekulli
Lajmet Kryesore