Takim i ministrit të jashtëm të Kinës dhe Kanadasë

2017-08-10 17:10:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:时代---[shí dài]---Kohë

Të mërkurën u zhvillua në Pekin Dialogu i Dytë vjetor i Bashkëpunimit midis Kinës dhe Kanadasë, në kuadër të të cilit u takuan ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologia e tij kanadeze, Chrystia Freeland. Ministrat e jashtëm të dy vendeve konfirmuan prirjen e mirë të marrëdhënieve kino-kanadeze dhe u shprehën që të dy vendet mund të shrytëzojnë rastet për të nisur një epokë të artë të marrëdhënieve dypalëshe.

Përmirësimi i bashkëpunimit kino-kanadez u përmirësua ndjeshëm dhe falë zhvillim në qershor në Otava të Kanadsë të Takimit të parë vjetor të ministrave të jashtëm të të dy vendeve. Më pas në shtator u zhvilluan vizita të ndërsjella të kryeministrave kinezë dhe kanadezë.

Marrëdhëniet kino-kanadeze kanë një bazë miqësore tradicionale. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, Kanadaja ishte ndër të parat vende të mëdha perëndimore që njohën Kinën e re. Në vitet 90-të, kur vendi drejtohej nga kryeministri Jean Chretien, bashkë me liderët kinezë të kohës festuan "10 vitet e arta" të marrëdhënieve kino-kanadeze.  

Në takimin e së mërkurës, Wang Yi u shpreh se Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën kanadeze, për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik kino-kanadez.

"Kanadaja është një ndër vendet perëndimore që vendosën më herët marrëdhënie diplomatike me Kinën. Me përpjekjet tona të përbashkëta, marrëdhëniet dypalëshe ruajtën prirje zhvillimi. Vitin e kaluar, kryeministrat e dy vendeve kryen vizita reciproke brenda muajit. Kjo është e rrallë jo vetëm në historinë e marrëdhënieve kino-kanadeze, por edhe në shkëmbimet ndërkombëtare, si dhe shfaq dëshirën e të dy vendeve përtë forcuar bashkëpunimin me interes reciprok. Shpresojmë krijimin e një epoke të artë të marrëdhënieve dypalëshe ", tha kreu i diplomacisë kineze.

Wang Yi theksoi se Kina dhe Kanadaja duhet të ruajnë shkëmbimet e nivelit të lartë në fusha të ndryshme, të shfrytëzojnë sistemin e dialogut aktual për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe. Sipas tij duhet të nxitet ndërtimi i Zonës së Tregtisë së Lirë Kino-Kanadeze, të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fusha të ndryshme; të bashkëpunohet në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe anti-korrupsionit; të trajtohen në rrugë të përshtatshme divergjencat dhe çeshtjet e ndjeshme, duke respektuar marrëdhëniet ndërkombëtare në kuadër të OKB-së, për të përballuar sfidat globale.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Kanadasë, Freeland, njëherësh ministre e Tregtisë luan një rol shumë të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimet tregtar kino-kanadeze. Ajo u shpreh në takimin me homologun kinez se pala kanadeze i kushton vëmendje të madhe marrëdhënieve kanadezo-kineze, duke i cilësuar si përparësi të diplomacisë së vendit.

"Pala kanadeze dëshiron ruajtjen e shkëmbimeve të nivelit të lartë me palën kineze dhe të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ne respektojmë politikën e një Kine dhe mirëkuptojmë qëndrimet e Kinës për çeshtjen e Tajvanit, të Xizang-ut etj. Kanadaja do ti trejtojë si duhet këto çeshtje. Gjithashtu i kushtojmë vëmendje rolit të Kinës në çështjet globale, ndaj dëshirojmë bashkëpunim me palën kineze, duke nxitur tregtinë e lirë" tha ministrja e jashtme e Kanadasë.

Gjatë takimit, të dyja palët shkëmbyen mendime rreth çeshtjeve ndërkombëtare dhe rajonale, ndër të cilat dhe çeshtja e Gadishullit Korean etj.

Mrekulli