Kremtohet 70 vjetori i krijimit të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme

2017-08-08 17:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:庆祝---[qìng zhù]---Kremtim

Anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetari Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng në krye të një delegacioni mbërriti të hënën në Huhehot për të marrë pjesë në veprimtaritë me rastin e 70 vjetorit të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme. Delegacioni, u dhuroi autoriteteve të rajonit një pllakë përkujtimore dhe objekte dekorative ku ishte gdhendur mesazhi i urimit i kryetarit të shtetit Xi Jinping.

Delegacioni përbëhet nga 63 anëtarë,përfshirë zv.Kryeministren Liu Yandong, ministren e Frontit të Bashkuar Sun Chunlan dhe përgjegjësit e sektorëve qeveritarë, të katër rajoneve të tjera autonome si Xinjiang-Ujgur, Guangxi-Zhuang, Ningxia-Hui dhe Xizang(Tibet) etj.

Si zona e parë ku është krijuar rajoni autonom i pakicave kombëtare të Kinës, gjatë këtyre 70 vjetëve Mongolia e Brendshme ka patur një zhvillim të vrullshëm dhe është shembull për suksesin e sistemit të autonomisë së minoriteteve kombëtare të Kinës. Pas krijimit në vitin 1947, vëllimi i prodhimit i Mongolisë së Brendshme është shtuar 642 herë dhe të ardhurat vjetore të banorëve vendës janë rritur 110 herë. Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme aktualisht është një bazë e rëndësishme e rritjes së produkteve blegtorale dhe bazë strategjike industriale e vendit në fushat energjetike, kimike, të metaleve me ngjyrë etj.

Në pllakën e dhuruar Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendëshme nga delegacioni i lartë qeveritar është gdhendur mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping. Në të thuhet: "Të ndërtojmë një Mongoli të Brendshme më të bukur, të realizojmë bashkërisht Ëndrrën Kineze".

Pllaka përkujtimore, me ngjyrat e preferuara të mongolëve, është krijuar me 70 figura resh të bardha, që simbolizojnë 70 vjetorin e krijimit të këtij Rajoni dhe urimin për një të ardhme të ndritur të tij.

Në fjalimin e rastit, zv.Kryeministrja Liu Yandong u shpreh se nëpërmjet urimeve, kryetari Xi Jinping shpreh dëshirën për zhvillimin e ardhshëm të Mongolisë së Brendshme.

"Pas 70 vjetësh, Mongolia e Brendshme është bërë një zonë e lulëzuar ekonomikisht, me bashkim të kombësive të ndryshme dhe shoqëri harmonike. Kryetari Xi shpreson se në të ardhmen, banorët vendës do të bëjnë përpjekje së bashku me kombësitë e tjera të vendit për të dhënë kontribut në ripërtëritjet e vendit", tha znj. Liu.

Përveç urimeve, delegacioni qeveritar dhuroi pajisje arsimore dhe shtëpiake për të ndihmuar zhvillimin arsimor dhe jetesën e banorëve.

Siç mësohet, pas Konferencës përkujtimore që organizohet të martën në Huhehot, delegacioni do të vizitojë disa qytete të Monglisë së Brendshme për të njohur nga afër situatën vendore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore