Mbrojtësit e pyllit në Saihanba

2017-08-07 15:30:27 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:眼睛---[yǎn jīng]---Sy

Në çdo plantacion pyjesh, parandalimi i zjarrit është i domosdoshëm. Për plantacionin pyjor shtetëror Saihanba,në Saihanba të provincës Hebei, pavarësisht teknikave të përparuara si radarë me rreze infra të kuqe, monitorim me kamera etj., vëzhgimi me sy ka rëndësi të madhe për të zbuluar rreziqet e ndryshme dhe rënien e zjarrit. Vrojtuesit që qëndrojnë në kullat e vëzhgimit cilësohen si "syri" që mbron pyllin. Vrojtuesit e kalojnë pothuajse gjithë vitin në thellësi të pyjeve, duke duruar për një kohë të gjatë vetminë, por duke mbrojtur pyjet e kultivuara në breza.

46 vjeçari Liu Jun është njëri nga vrojtuesit në Saihanba. Trupshkurtër dhe me fytyrë të rreshkur nga dielli, ai flet me ndrojtje para mikrofonit të Radios së Jashtme të Kinës (CRI). Duke folur për detyrën e tij Liu numëron me gishta zonat prej dhjetra kilometrash, anembanë kullës së vrojtimit, ku qëndron. Ndoshta për njerëz të tjerë është e pamundur t'i dallojë këto zona, mes " gjelbërimit të pyllit" .

Banorët vendës i vlerësojnë shumë vrojtuesit e pyjeve, jo vetëm se ky është një mision jetik për mbrojtjen e tyre, por ata janë njerëz që tregojnë një vullnet të jashtëzakonshëm, teksa qëndrojnë vetëm në kullat e vrojtimit, në lartësi të madhe.

Në Saihanba ka 9 kulla vëzhgimi, 8 ndër të cilat banohen nga 8 çifte, pasi ata mund të kenë dhe shoqërues. Pavarësisht kësaj janë të paktë ata që aplikojnë për këtë profesion.

Në vitin 2006, Liu Jun,atëkohë roje i pyllit, bashkë me gruan e tij Çi Shuyan u transferua si vrojtues në kullën më të lartë të plantacionit Saihanban. Për Liun, ky ishte një transferim, por edhe rikthim, pasi pikërisht këtu kur ai ishte fëmijë, punonin prindërit e tij.

Ndonëse në kullën e vrojtimit qëndrojnë shpesh dy vetë, vetmia dhe qetësia nuk kalohen lehtë. Sipas të birit të Liut, pas qëndrimit 6 mujor, i izoluar krejtësisht në kullë, i ati shpesh bërtiste drejt qiellit, ndërsa qëndronte majë kullës së vrojtimit në pyll.

Liu dhe bashkëshortja kanë kaluar 11 vjet të jetës së tyre në kullën e vrojtimit, duke përballuar kushte të vështira jete dhe pune. Të dy ata duken më të vjetër se sa mosha e tyre reale. Pavarësisht kësaj ata janë të kënaqur me punën dhe jetën e tyre dhe i vetmis shqetësim që kanë është se kush do të vrojtojë pyllin, pasi ata do të dalin në pension.

Djali i çiftit, Liu Zhigang e kuptoi pasionin e prindërve dhe për t'i shoqëruar ata, hoqi dorë nga puna në një fabrikë në Shangai dhe u kthye në pyjet Saihanba.

Duke folur për këtë eksperiencë ai tregon se "Kur isha i vogël, nuk e kuptoja përse prindërit e mi nuk ishin si të tjerët. Por, tani që jam rritur kam parë me sytë e mi se si fidanët rriteshin bashkë me mua. sytë Puna e tyre është shumë e rëndësishme".

Tani, Liu Zhigangu punon si zjarrfikës me kohë të pjeshme në Saihanba. Ai shpesh i viziton prindërit në kohën e lirë dhe mëson nga përvoja e të atit si rojtar i pyllit. Për zgjedhjen e të birit, Liu Jun tha se i ati i tij kontribuoi në mbjelljen e pemëve, ai vetë i mbron ato, kurse i biri i takon brezit të tretë. "Shpresoj se ai do të vazhdojë punën tonë për mbrojtjen e pyjeve ", tha Liu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore