Nga magjia e pyllëzimit deri te zhvillimi i gjelbër

2017-08-03 14:30:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:森林---[sēn lín]---Pyll

Rreth 200 kilometra larg Pekinit ndodhet Parku Kombëtar Natyror Saihanba i provincës Hebei, një pyll artificial me një sipërfaqeje prej 74'700 hektarësh. Ky mund të konsiderohet dhe si pylli artificial më i madh i botës. Gjatë gjysmëshekullit të kaluar, disa breza banorësh të Saibahan-it, jo vetëm e pyllëzuan këtë zonë ranore bregdetare, por gjithashtu realizuan zhvillimin e gjelbër ekonomik e shoqëror.

Në vitin 1962, qeveria kineze krijoji një fermë mekanike pyjore. Nën kushte shumë të vështira, banorët kapërcyen çdo pengesë teknike dhe me guxim të madh arritën rezultate shkencore duke e pyllëzuar zonën.

Pavarësisht pyllëzimit, banorët e Saihanba-it ndjenë nevojën e shfrytëzimit të qëndrueshëm të këtij burimi natyror. Nëndrejtori i famës Chen Zhiqing thotë se ndërtimi ekologjik ka qenë në vend të parë.

"I gjithë shfrytëzimi ka bazë të rregullt shkencore. Ne nuk i jeni qasur një shfrytëzimi të verbër, vetëm për të realizuar fitime, por kemi përcaktuar si një kusht paraprak mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e zhvillimit të vazhdueshëm të famës mekanike pyjore."

Që nga viti 2012 filloi të pakësohet sasia të prerjes së druve dhe njëkohësisht janë mbjellë vazhdimisht fidanë të rinj dhe është nxitur në mënyrë të përshtatshme turizmi pyjor, prodhimi i energjisë nga era dhe industri të tjera të gjelbra.

Drejtuesit thonë se ferma Saihanba ka luajtur një rol të madh për të nxitur zhvillim ekonomik vendore. Për të ardhmen, autoritetet theksojnë jo vetëm shfrytëzimin e pyllit, por edhe mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së fermës pyjore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore