OKB, ekspozitë fotografish e ushtrisë së Kinës

2017-08-02 21:04:27 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:周年---[zhōu nián]---Përvjetor

Në selinë e OKB-së në Nju Jork u hap një ekspozitë fotografish me rastin e 90 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Aty morën pjesë atasheu ushtarak i Kinës Huang Xueping dhe ndihmës-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Alexander Zuev.

Gjeneral Major Huang Xueping tha në ceremoninë e hapjes se kjo ekspozitë tregon meritat historike të ushtrisë kineze në 90 vjetorin e krijimin nën udhëheqjen e Partisë Komuniste. Ushtria kineze the Huang ka luftuar për pavarësinë dhe çlirimin e kombit kinez, ka mbrojtur sigurinë, sovranin dhe tërësinë territoriale të vendit si dhe ka mbrojtur paqen dhe stabilitetin botëror.

Huang tha se Ushtria Çlirimtare Popullore ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, zhvillimin e fuqisë ushtarake të Kinës dhe mbetet një faktor pozitiv për paqen dhe stabilitetin në botë.

"Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me OKB-në dhe vendet e tjera anëtare në fushën për misionet paqeruajtëse, duke përkrahur qëllimet dhe parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe autoritetin e sistemit shumëpalësh.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Alexander Zuev, falënderoi Kinën në fjalën e tij për mbështetjen afatgjatë të operacioneve paqeruajtëse të OKB-së.

"Kina luan një rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në strukturën e Kombeve të Bashkuara. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit forcat kineze kontribuojnë në terren për operacionet paqeruajtëse. Kina renditet e dyta në botë sa i përket pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse," tha Zuev

Në shtator të vitit 2015, presidenti kinez Xi Jinping premtoi gjatë Samitit të Misioneve Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara se Kina do t'i bashkohet mekanizmit të ri të Kombeve të Bashkuara për misionet paqeruajtëse duke marrë një rol udhëheqës në pesë vitet e ardhshme.

Kina është zotuar të trajnojë 2000 paqeruajtës nga të gjitha vendet dhe do të konsiderojë dërgimin e një numri më të lartë stafi inxhinierie, transporti dhe në operacionet paqeruajtëse me kërkesë të Kombeve të Bashkuara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore