Parada për 90 vjetorin e ushtrisë tregon arritjet e reformës ushtarake të Kinës

2017-07-31 17:15:32 CRI Komenti juaj Printoni





 



Fjala kyçe:军队---[jūn duì]---Ushtria


Ushtria e Kinës zhvilloi një paradë masive të dielën në bazën stërvitore Zhurihe me rastin e 90 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Kjo është hera e parë e zhvillimit të një parade pas nisjes së reformës në vitin 2015. Shfaqja kolektive e ushtarakëve dhe e pajisjeve tregoi rezultatet e arritura të kësaj reforme dhe formimin e sistemit të forcës të përbashkët luftuese me në krye një forcë elitë.


Gjatë paradës ushtarake, me mbulimin e helikopterëve të armatosur, u realizua zbritja e forcave këmbësore. Kjo është shfaqja e parë e fuqisë së sulmit ajror ushtarak, duke pasur si përparësi veprimin e shpejtë dhe goditjen e saktë. Në luftërat e ardhshme një rëndësi të veçantë do të marrë manovrimi i shpejtë dhe goditja e saktë.



Instruktori i Divizionit 83, Liao Xinggang u tha gazetarëve se tani ka një ndryshim të madh koncepti nga forca tradicionale këmbësore te fuqia e tanishme e sulmit ajror.

Në fakt paraqitja forcës sulmuese ajrore mishëron transformimin e trupave tokësore. Nga artileria dhe forcat këmbësore tradicionale deri te sulmi i tanishëm ajror, tokësor dhe lufta e posaçme, vërehet zhvillim i shpejtë i forcave të reja luftarake.

Pas fillimit të reformës, përqindja e forcës këmbësore u ul për herë të parë nën 50% të të gjithë ushtrisë dhe tani trupat kineze po transferohen duke kaluar nga mbrojtja rajonale në luftë mbarë rajonale. Në paradën ushtarake me rastin e 90 vjetorit të krijimit të ushtrisë, pasqyrohet kudo ndryshimi i trupave ushtarake kineze nën sistemin e përbashkët operacional.

Gjatë paradës u shfaq për herë të parë trupa mbështetëse strategjike të krijuar më 31 dhjetor të vitit 2015. Si një force e re luftuese për mbrojtjen sigurisë së vendit, trupat mbështetëse strategjike janë një shtyllë e rëndësishme e rritjes së aftësisë së ushtrisë kineze.

Aktualisht, ushtria kineze po e thellon më tej reformën me synim për të përmirësuar strukturën.



Komandanti i Divizionit Qendror, Han Weiguo, tha se paraqitja e forcës luftuese tregon kërkesën e përgjithshme të drejtimit nga informacioni, kundërshtimi sistematik dhe luftimi i përbashkët.

Kjo paradë tregoi edhe një herë vendosmërinë e ushtrisë kineze në mbrojtjen e paqes së vendit dhe të botës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore