Kinë, reforma e çmimit të barnave lehtëson qytetarët

2017-07-25 18:49:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:药品---[yào pǐn]---Barna

Javën e kaluar, pas bisedimeve midis qeverisë dhe ndërmarrjeve prodhuese, listës kombëtare të ribursimit të barnave iu shtuan 36 medikamente të reja për sëmundje të rënda, përfshirë dhe kancerin. Çmimi i këtyre barnave do të ulet me mbi 40%, duke lehtësuar presionin ekonomik të të sëmurëve kinezë. Ndërsa, më shumë masa do të merren sivjet për prodhimin dhe shitjen e barnave për të zëvendësuar sistemin e mëparshëm që përdornin spitalet për shitjen e barnave.

Gjatë thellimit të reformave, pas krijimit të sistemit të menaxherimit të barnave bazë, është garantuar furnizimi dhe ulur çmimi. Por në një kohë, shitja e barnave me çmim më të lartë përbën një ndër burimet më të rëndësishme të të ardhurave të spitaleve publike. Sivjet, qeveria kineze shpalli masa të reja për t'i dhënë fund kësaj gjendjeje. Siç mësohet, para fundit të shtatorit, të gjitha spitalet publike duhet të shesin barna me çmim të arsyeshëm.

Mbi 50% e 36 barnave të reja që u përfshinë për herë të parë në listën kombëtare të barnave ribursueshme trajtojnë tumoret e shkaktuar nga kanceri në mushkëri, stomak, gjëndrat e të qumështit, zorrën e trashë, palcën e kockave etj. Kurse të tjerat përdoren për mjekimin e sëmundjeve të rënda ose kronike si ato kardiovaskulare, mendore, sëmundjeve në veshka, sy, diabetit, hemofilisë etj. Kjo reformë pritet të lehtësojë në mënyrë të dukshme pacientët gjatë mjekimit.

Përveç këtyre, do të shfrytëzohet teknologjia e informacionit për të përmirësuar shërbimet spitalore. Sipas Jiao Yahui, zv./shef i Drejtorisë së Administrimit Mjekësor, me anën e zbatimit të reformave, vizitat tek mjekët do të ndahen sipas orarit më të saktë, informacionet do të publikohen elektronikisht dhe do të shpejtohet ribursimi i shpenzimeve, duke kursyer kohën e pacientëve.

"Do të nxitet gjithashtu dixhitalizimi i rezultateve të analizave dhe i kontrollit në mënyrë që pacientët t'i shohin rezultat e ekzaminimeve nëpërmjet një platforme në internet, gjë që mund të përmirësojë eksperiencat e vizitave në spital", shtoi z. Jiao.

Siç mësohet, përpjekjet e reja do të bëhen edhe në përhapjen e medikamenteve tradicionale kineze, përmirësimin e kushteve të qendrave shëndetësore në fshatra, zonat e largëta dhe ato me vështirësi ekonomike për të përsosur sistemin e shërbimit mjekësor parësor të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore